☁️
Tiranë 14°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,698 ▼0.59%
DOW 52,157 ▼0.61%
NASDAQ 26,121 ▼1.61%
NAFTA 101.97 ▼0.79%
ARI 4,020 ▼0.78%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $80,838 ▲ +0.05% ETH $2,339 ▼ -0.26% XRP $1.2925 ▼ -2.05% SOL $101.0100 ▼ -0.51%
S&P 500 7,698 ▼0.59 % DOW 52,157 ▼0.61 % NASDAQ 26,121 ▼1.61 % NAFTA 101.97 ▼0.79 % ARI 4,020 ▼0.78 % S&P 500 7,698 ▼0.59 % DOW 52,157 ▼0.61 % NASDAQ 26,121 ▼1.61 % NAFTA 101.97 ▼0.79 % ARI 4,020 ▼0.78 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Kosova

Kosova pa president/ Ngërç për procesin e votimit ne Parlament, opozita paralajmëron bojkot të seancës

Vetëm edhe pesë ditë kohë kanë deputetët e Kuvendit të Kosovës të zgjedhin presidentin e ri të vendit. Në kushtet aktuale kur nuk ka marrëveshje e janë dy kandidatë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, opozita pritet të bojkotojë seancën për zgjedhjen e kreut të shtetit.

“Ne nuk shkojmë në sallë për të bërë kuorum dhe për të iu nënshtruar vullnetit politik të Albin Kurtit”, shprehet Vlora Çitaku, PDK.

“Zgjedhja e presidentit, nëse ka propozime partiake, siç ka qenë herën e kalume, jo absoultisht, jo. Sepse ne shkojmë për t’i dhënë vendit një president, ashtu sic e kërkon Kushtetuta e Kosovës, jo një zgjatim të partisë së madhe”, tha Jehona Lushaku, deputete e LDK-së.

“Nuk do të marrim pjesë në seancë, ku do të jenë dy kandidatë të propozuar prej një partie”, tha Besnik Tahiri, deputet i AAK.

Që nga seanca e pesë marsit, Lëvizja Vetëvendosje ka nxjerrë dy kandidatë për presidentë, nënkryetarin e partisë, Glauk Konjufcën dhe deputeten Fatmire Mulhaxha Kollçakun. Derisa kanë kandidatët e tyre, Vetëvendosje u kërkon opozitës të propozojnë edhe ndonjë kandidat tjetër, por shprehen të gatshëm të marrin pjesë edhe në një seancë për zgjedhjen e presidentit.

“Si deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, edhe me datën pesë mars edhe në cilën do prej ditëve kur ka një propozim, jemi të gatshëm dhe të vullnetshëm të votojmë për presidentin e vendit”, deklaroi Arbërie Nagavci, deputete e LVV.

Rreth një muaj më parë, me aktgjykim, Gjykata Kushtetuese u dha kohë deputetëve të zgjedhin presidentin e Kosovës deri më 28 prill. Nëse dështojnë, vendi shkon në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.