Home / Rajoni / Maqedonia / DASH: Korrupsioni, problem serioz për bizneset në Maqedoninë e Veriut

DASH: Korrupsioni, problem serioz për bizneset në Maqedoninë e Veriut

Nga kabineti i zv/ kryeministrit për luftë kundër korrupsionit thonë se të gjitha vërejtjet e raportit do të merren parasysh.

“Konkretisht, në pjesën e luftës kundër korrupsionit janë theksuar dobësi të caktuara para vitit 2019 dhe ato dobësi po zgjidhen përmes masave që janë pjesë e Planit për luftë kundër korrupsionit, përmes të cilit tani për momentin punohet në përmirësimin e ligjit për furnizime publike si dhe miratimin e procedurave interne në çdo institucion”, theksoi Kabineti i zëvendëskryeministrit për luftë kundër korrupsionit.

Nga Aleanca për Shqiptarët thonë se kritikat në raport janë për shkak të funksionarëve të korruptuar që vazhdojnë me metodat e njëjta të punës si paraardhësit e tyre. Nga partia reagojnë duke thënë se kjo është dëshmi se në vend nuk janë problem ligjet, por  zbatimi i tyre.

Leave a Reply

%d bloggers like this: