☁️
Tiranë 11°C · Vranët 02 April 2026
S&P 500 6,575 ▲0.72%
DOW 46,566 ▲0.48%
NASDAQ 21,841 ▲1.16%
NAFTA 104.14 ▲4.02%
ARI 4,718 ▼1.97%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $66,582 ▼ -2.2% ETH $2,053 ▼ -2.31% XRP $1.3089 ▼ -2.75% SOL $78.9300 ▼ -5.2%
S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 104.14 ▲4.02 % ARI 4,718 ▼1.97 % S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 104.14 ▲4.02 % ARI 4,718 ▼1.97 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
02 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

10 bizneset më të mëdha në Shqipëri

bankers-petroleumEdhe pse me rritje vetëm 0.4% në vitin 2013, shifër më e ulëta që nga 1997-a, mjaft biznese të mëdha VIP, ia kanë dalë mbanë me sukses krizës, pasi në vite ngritën infrastrukturën e duhur, investuan në teknologji e menaxhim, shfrytëzuan ekonominë e shkallës, duke u bërë më rezistente ndaj krizës, në raport me bizneset më të vogla.
“Një pjesë e madhe e tyre rezultojnë me rritje dyshifrore të qarkullimit vjetor”, thuhet në një analizë pas të dhënave të përpunuara nga revista ekonomike “Monitor”. Nga bilancet e 100 kompanive më të mëdha, xhiro e tyre në total është rritur rreth 7%, të kryesuar nga bizneset e mëdha të naftës.
“Monitor” analizon se kompani të mëdha shqiptare, edhe pse të dobësuara nga viti i 5-të radhazi i krizës së pas 2008-s dhe të shqetësuara nga konfliktualiteti ekstrem i politikës me zgjedhjet e 2013-s, vijojnë të përpiqen për të mbijetuar, të përshtaten, sofistikohen dhe të konkurrojnë në treg. Ka kompani që nuk i rezistuan presionit të tregut, krizës, konkurrencës, ndërsa të tjera janë zgjeruar me ritme dyshifrore, duke ndryshuar dhe pozicionin tek 100 VIP-at.

Ja 10 bizneset më të mëdha në vitin 2013, prej të cilave, 4 të parat ruajnë pozicionet prej dy vitesh:

1-“Bankers Petroleum”, ka qarkullim vjetor rreth 484 milionë euro.

2-“Kastrati”, operator në tregtimin e karburanteve, xhiro vjetore 457 milionë euro.

3-Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSSHE), me gjithë problematikën, ka një qarkullim vjetor 269.3 milionë euro.

4- “Banka Kombëtare Tregtare”, në fund të 6-mujorit të parë 2014 u rendit më e madhja sipas aktiveve ka qarkullim vjetor 255.5 milionë euro.

5- KESH-i (Korporata Elektroenergjetike Shqiptare) pavarësisht nga situata problematike në likuiditet, mban nivel të lartë faturimi, 209.6 milionë euro.

6- “Kurum” xhiro vjetore në vitin 2013 arriti në 176 milionë euro.

7-“Europetrol Durrës Albania” me xhiro prej 161.2 milionë euro.

8-“Raiffeisen Bank” qarkulloi vjet rreth 147 milionë euro.

9- “Vodafone” siguroi një xhiro vjetore 131.8 milionë euro dhe është kompania më e madhe e telefonisë celulare.

10- “Marketing Distribution” me xhiro vjetore 109 milionë euro

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.