10 faktet që mund të mos i dini për historinë e duhanit
Pak gjëra në jetë janë bërë eksperienca universale njerëzore, por duhani e fitoi këtë titull pa shumë problem. Historia sillet vërdallë një tregtari anglez i cili shkeli në një tokë të re. Ai fillon të pijë duhan me vendasit e nuk mund të ndalojë më. Merr një qese me vete dhe e ndan me këdo që njeh.
10 . Për hir të duhanit janë krijuar ekonomi e janë ndryshuar shoqëri. Ja dhjetë gjërat që mund të mos i dini për duhanin.Duhani përdorej për të kuruar sëmundjet dhe për të bërë magji
Që nga momenti kur europianët u prezantuan me duhanin, ata e kuptuan se ai ishte tym që shërbente si një mjet bazë për kuruesit popullorë të Amerikës së Jugut. Nuk kishte kuruar vetëm kafshimet e gjarpërinjve dhe dhimbjet e dhëmbëve, por cilësohej edhe si gjë e shenjtë, aq e shenjtë sa aztekët mendonin se trupi i perëndeshës së pjellorisë, ishte prej duhani. Kaq shumë besohej në aftësitë kuruese të duhanit, saqë njerëzit bënin banja në vaska të mbushura me këto gjethe.
- Legjenda për duhanin.
Sër Walter Raleigh është figura e vlerësuar gjerësisht nga periudha viktoriane për përhapjen e duhanit në Angli. Në një histori, ai po konsumonte duhan në studion e tij, kur pastruesja mendoi se zotëria kishte marrë flakë e i hodhi përsipër një kovë me ujë. Kjo është një histori e bukur, por me shumë gjasa jo e vërtetë. Historianët tregojnë se të tilla ngjarje, shpesh ktheheshin në legjenda urbane për dramatizime nëpër teatro.
- Duhani ndryshoi shpejt nga kurë sëmundjesh, në shkaktar
Historianët janë të një mendjeje se duhani i parë u tymos në Angli rreth vitit 1560. Ishte një kurë e mrekullueshme! Më pas ishte një mënyrë për të kaluar kohën të pasurit. Pas vdekjes së Sër Walter Raleigh në 1618, duhanpirja ishte përhapur në të gjitha shtresat e shoqërisë. Duhani citohej si kurë për gjithçka. Problemi ishte se me t’u kuruar, nuk hiqje dot dorë nga duhani. Megjithatë, për këdo duhani ishte një praktikë ekzotike dhe e modës.
- Fiset primitive mbanin me vete çibukun
Fiset në Amerikën Veriore ishin aq të rregullta, saqë në çantat e tyre kishte vetëm gjëra të rëndësisë së lartë. Të dhënat arkeologjike tregojnë se çibuku i cigares, ishte i vetmi send që ata mbanin me vete dhe që nuk ishte i lidhur me mbijetesën e tyre të përditshme. Në fakt, fiset që nuk rritën kurrë perime, iu larguan gjuetisë për të kultivuar duhan. Sipas historianëve, negociatat mes fiseve do të ishin të pamundura, pa ceremoninë e duhanpirjes.
- Tregtarët europianë e shpërndanë duhanin nëpër botë.
Pavarësisht se prezenca dhe praktika e tymosjes ekzistonin në çdo kontinent, europianët kanë meritën për shpërndarjen e duhanpirjes në çdo vend. Në shekullin e 18, përhapja e duhanit eci njëkohësisht me tregtinë detare. Tregtarët francezë dhe portugezë e çuan duhanin në Afrikë. Kapitenët anglezë në Japoni dhe kinezët e morën nga tregtarët spanjollë e portugezë.
- Përpjekjet e para për të ndaluar duhanin filluan në vitin 1600.
Drejtuesit e politikave mbarëbotërore shfaqën pakënaqësi, sapo duhani u bë pjesë e jetës së njerëzve të zakonshëm. Ideja se masat i përkushtonin jetën gëzimit në vend të punës, po u dukej shqetësuese atyre. Sipas historianëve, nuk ishte vetëm një kërcënim i rregullit shoqëror. Ideja fillestare se duhani rriti kapacitetin për punë, u eklipsua nga mendimi se i bënte njerëzit përtacë. Sulltan Murati IV e ndaloi duhanin për shkaqe morale dhe shëndetësore në shekullin e 17-të. Po ashtu bënë edhe kinezët, moskovitët (d.m.th rusët) dhe anglezët.
- Duhani dhe personaliteti.
Nuk është e nevojshme të shkohet më larg se Sharlok Holms për të kuptuar domethënien e çibukut në Anglinë viktoriane. Të pasurit tymosnin cigare, ndërsa të varfrit tymosnin në çibukë. Por për njerëzit në mes, mënyra si e pinin duhanin ishte një metaforë për rritjen e tyre në shoqërinë angleze. Kur çibuku ishte shumë i përdorur dhe i kultivuar, kjo ishte një shenjë e statusit.
- Duhani dhe gjinia.
Femrat nuk lejoheshin të pinin duhan. Ato që nuk ishin të varfra, prostituta apo aktore, nuk tymosnin (të paktën jo publikisht). Në periudhën viktoriane, u bë i njohur zakoni i burrave për të shkuar në dhomën e duhanpirjes pas darkës. Aq i përhapur u bë ky ‘ves’, saqë edhe në Amerikë, duhapirja u pa si ekskluzivitet mashkullor. Me emancipimin e grave, filloi edhe pirja e duhanit në gjininë femërore.
- Doktorët kanë lajmëruar për probleme nga duhani që në shekullin 18
Sër Richard Doll filloi punën për ta lidhur duhanin dhe kancerin e mushkërive në vitin 1948. Psikologët britanikë e vlerësojnë si të parën përpjekje për ta lidhur kancerin me duhanin. Vetë doktori filloi ta linte duhanin në dy të tretën e periudhës së studimit. Megjithatë, ai nuk ishte i pari që e ngriti çështjen. Edhe në shekullin 18-të, gjatë një debati në Oksford, u ngrit ideja se duhani shkaktonte dëme shëndetësore.
- Në Amerikë ka më shumë ish-duhanpirës se duhanpirës
Në vitet 1950, 45 për qind e amerikanëve pinin duhan. Në kontrollet e kryera në vitin 2010, rreth 20 për qind e të rriturve e konsumonin duhanin. Taksat luajtën një rol kyç në uljen e numrit të duhanpirësve. Po ashtu, edhe ligjet që ndalonin konsumin e duhanit në ambiente publike.