Konsulencë e huaj për marrëveshjen me TIA, Balluku sqaron vendimin
Në një prononcim për mediat Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka komentuar vendimin e qeverisë për të kërkuar zyrë avokatie të huaj për monitorimin e marrveshjes me aeroportin ndërkombëtar të Rinasit. Balluku u shpreh se po merren masat maksimale për t’u ofruar siguri të gjithë udhëtarëve shqiptarë por dhe të huaj.
Ne kemi kërkuar një mbështetje ligjore për t’a sonduar dhe skanuar atë kontratë e cila është problematike për të gjithë partnerët që operojnë në aeroport, edhe për policinë e shtetit, edhe për shtetin shqiptar, nga njëherë dhe për cilësinë e shërbimeve që ju ofrohet qytetarëve atje. Kështu që nuk ka asgjë të fshehur prapa kërkesës së Avokatit të Shtetit për mbështetjen nga një studio ligjore ndërkombëtare përsa i përket kontratës së koncensionit, thjesht ne po marrim masat maksimale për t’u ofruar të gjithë udhëtarëve shqiptarë por dhe atyre të huaj të cilët janë mbi 6 milionë turist në vitin e shkuar dhe presim dhe një rritje, kështu që ata meritojnë të gjithë fokusin e qeverisë shqiptare”.-u shpreh Balluku.
Kërkesa e qeverisë vjen tre javë pas grabitjes së ndodhur në aeroportin e Rinasit të rreth 10 mln eurove nga barku i avionit. Në vendim, qeveria autorizon avokaturën e shtetit të kryejë procedurat për konsulencë ligjorë për marrveshjen me TIA-n. Kontraktimi i një studio ligjore avokatie të huaj do të bëhet përmes procedurave konkurruese.