Kurti pas takimit me Vuçiç: S’pati kompromis! Asociacioni s’mund të dalë si qerrja para kuajve
Kryeministri Albin Kurti tha se nuk ka mundur të ketë kompromis në Bruksel.
“Kam një udhërrëfyes të senkuencuar për analizën e Brukselit dhe të Ohrit. Nuk ka mundësi të ketë kompromis me një propozim me sekuencë dhe një kushtëzim të vjetër. Kur unë kërkova që të shoh propozimin që ka dhënë Serbia se mu tha se ka një të tillë, ndërmjetësit nuk ishin në gjendje të sjellin. Kushtëzim i Serbisë se një herë duhet të zbatohet Asociacioni dhe pastaj eventualisht mund të kalojmë në analizën e saj bazë” , tha ai.
Ai theksoi se nuk mund të pranohet propozimi i Serbisë për të filluar me Asociacionin e më pas me pikat e tjera.
“Nuk jemi në prillin e vitit 2013. Kjo nuk është marrëveshja e vitit 2013. Nuk është mund të zgjidhet vetëm njëra dhe të vendoset si qerrja para kuajve” , ka deklaruar Kurti .
Ai kritikoi edhe Lajçakun për rolin e tij si ndërmjetësues në dialog.
“Është për të ardhur keq që Lajçak ka pranuar një kushtëzim të tillë dhe këtë që ka bërë në cenim të rolit të tij të lehtësuar dialogun” , shtoi Kurti.