☀️
Tiranë 28°C · Kthjellët 07 August 2026
S&P 500 7,740 ▲0.39%
DOW 53,926 ▲0.08%
NASDAQ 26,588 ▲0.91%
NAFTA 78.26 ▲1.26%
ARI 4,400 ▲2.33%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1530 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9357 EUR/ALL 93.2212 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3408 EUR/TRY 54.9388 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6154 EUR/USD 1.1530 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9357 EUR/ALL 93.2212 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3408 EUR/TRY 54.9388 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6154
₿ CRYPTO
BTC $64,808 ▲ +0.35% ETH $1,914 ▲ +0.01% XRP $1.0213 ▼ -2.08% SOL $73.5200 ▲ +0.44%
S&P 500 7,740 ▲0.39 % DOW 53,926 ▲0.08 % NASDAQ 26,588 ▲0.91 % NAFTA 78.26 ▲1.26 % ARI 4,400 ▲2.33 % S&P 500 7,740 ▲0.39 % DOW 53,926 ▲0.08 % NASDAQ 26,588 ▲0.91 % NAFTA 78.26 ▲1.26 % ARI 4,400 ▲2.33 %
EUR/USD 1.1530 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9357 EUR/ALL 93.2212 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3408 EUR/TRY 54.9388 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6154 EUR/USD 1.1530 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9357 EUR/ALL 93.2212 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3408 EUR/TRY 54.9388 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6154
07 Aug 2026
Breaking
Kronika

35 vjet pa ujë, fshati Goraj Budishta në Malësinë e Madhe po zbrazet nga banorët

Në Goraj Budishtë të Malësisë së Madhe, koha duket sikur ka ndalur. Dikur një fshat plot jetë, zëra fëmijësh dhe familje të shumta, sot rrugët e tij janë thuajse të boshatisura. Shumica e shtëpive janë të mbyllura dhe ata që kanë mbetur jetojnë mes kujtimeve dhe shpresës se një ditë ky fshat do të marrë sërish frymë.

Banorët që takon më shpesh në Goraj Budishtë janë të moshuarit. Për ta, problemi më i madh mbetet mungesa e ujit të pijshëm, që sipas tyre vazhdon prej më shumë se 35 vitesh. Ata tregojnë se mungesa e shërbimeve bazë, largësia nga institucionet shëndetësore dhe mungesa e punës kanë nxitur largimin e popullsisë.

“Ujë tash 35 vjet nuk ka një pikë ujë. Jena 80 vetë këtu është skandal. Doktori është në Shkodër… Kemi qenë 370 vetë këtu, kemi mbetur nja 100, moshë e tretë gati gjysma.”

“35 vjet demokraci, s’ka ujë me pi. Në kohën e përparme ka pasur ujë boll. Kur ka pasur mungesë, është vendosur orar.”

“34 vjet, njerëzit kanë ikë prej papunësisë, prej ujit, prej gjithçkaje. Vetëm fshati ynë s’ka ujë”, shprehen kështu të moshuarit, banorë të zonës.

Për të rinjtë që kanë mbetur, e ardhmja nuk shihet më në vendlindje. Shumë prej tyre presin të largohen, ndërsa emigrantët që rikthehen vetëm gjatë verës tregojnë se çdo vit gjejnë gjithnjë e më pak bashkëmoshatarë në fshat.

“Unë jam në klasë të tetë. Duhet të ikim jashtë se s’kemi çfarë të bëjmë këtu”, tha një 13 vjeçar, banor i fshatit.

Një emigrant nga Italia tregon se”: Çdo vit duke u ulur numri i njerëzve. Të moshës time s’kam parë. Një zonë si kjo kisha ardhë me nejt për qejf”.

Realitetin e përshkruan edhe famullitari i Kastratit, At Gazmend Tinaj. Ai thotë se rreth dy të tretat e banorëve janë larguar ndër vite, ndërsa mungesa e ujit dhe plakja e popullsisë po e zbehin çdo ditë jetën në fshat. Sipas tij, prej kohësh nuk ka pasur pagëzime apo martesa, ndërsa shumica e banesave banohet vetëm nga çifte të moshuara ose një person i vetëm.

“Dy të tretat e familjeve kanë ikur. Mungon ujë. Shumica e shtëpive janë vetëm burrë e grua ose një i moshuar. Ka kohë që nuk kemi pagëzime, nuk ka kurora martese. Ky është realiteti ynë”, tha At Gazmend Tinaj – Famullitar i Kastratit.

Shpopullimi ka lënë gjurmë të thella në Goraj Budishtë. Aty ku dikur dëgjoheshin zërat e fëmijëve dhe jeta gumëzhinte në çdo lagje, sot mbizotëron heshtja. Banorët shpresojnë që investimet në infrastrukturë dhe shërbimet bazë t’i japin një mundësi këtij fshati të mos mbetet vetëm në kujtime.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.