☀️
Tiranë 27°C · Kthjellët 07 August 2026
S&P 500 7,746 ▲0.47%
DOW 53,997 ▲0.21%
NASDAQ 26,621 ▲1.04%
NAFTA 78.19 ▲1.16%
ARI 4,395 ▲2.21%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1530 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9357 EUR/ALL 93.2212 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3408 EUR/TRY 54.9388 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6154 EUR/USD 1.1530 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9357 EUR/ALL 93.2212 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3408 EUR/TRY 54.9388 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6154
₿ CRYPTO
BTC $64,803 ▲ +0.57% ETH $1,912 ▲ +0.24% XRP $1.0191 ▼ -1.48% SOL $73.5000 ▲ +0.96%
S&P 500 7,746 ▲0.47 % DOW 53,997 ▲0.21 % NASDAQ 26,621 ▲1.04 % NAFTA 78.19 ▲1.16 % ARI 4,395 ▲2.21 % S&P 500 7,746 ▲0.47 % DOW 53,997 ▲0.21 % NASDAQ 26,621 ▲1.04 % NAFTA 78.19 ▲1.16 % ARI 4,395 ▲2.21 %
EUR/USD 1.1530 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9357 EUR/ALL 93.2212 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3408 EUR/TRY 54.9388 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6154 EUR/USD 1.1530 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9357 EUR/ALL 93.2212 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3408 EUR/TRY 54.9388 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6154
07 Aug 2026
Breaking
Kronika

Ora luksoze ‘Rolex’ dhe 36 pako me puro, Dogana i sekuestron në hyrje të Portit të Durrësi!

Parandalohet tentativa e kontrabandimit të orave luksoze dhe purove nga Porti i Durrësit.

Dy ora dore me mbishkrimin ‘Rolex’ dhe 351 cigare puro, të markave të ndryshme, të ndara në 36 kuti dhe të padeklaruara, u përpoqën të hynin në Portin e Durrësit ditën e sotme dhe u sekuestruan, teksa po hetohet për përgjegjësit.

Dogana dhe Policia Kufitare i konstatuan mallrat gjatë kontrollit të një mjeti dhe i sekuestruan.

“Strukturat e Doganës Shqiptare, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, kanë evidentuar një rast të mosdeklarimit të mallrave gjatë kontrollit të një mjeti në Portin e Durrësit. Gjatë kontrollit u konstatuan: 2 ora dore me mbishkrimin “ROLEX”, 351 cigare puro, të markave të ndryshme, të ndara në 36 kuti”, njoftoi dogana.

Më tej bëhet me dije se Dogana Shqiptare vijon kontrollet dhe bashkëpunimin ndërinstitucional me Policinë e Shtetit, për parandalimin dhe evidentimin e rasteve të mosdeklarimit dhe shkeljeve të legjislacionit doganor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.