☀️
Tiranë 19°C · Kthjellët 23 Shtator 2026
S&P 500 7,765 ▼0%
DOW 51,864 ▼0.36%
NASDAQ 27,244 ▲0.45%
NAFTA 90.07 ▼0.5%
ARI 4,357 ▼0.44%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1452 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9399 EUR/ALL 91.4884 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 55.9320 EUR/JPY 180.26 EUR/CAD 1.6093 EUR/USD 1.1452 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9399 EUR/ALL 91.4884 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 55.9320 EUR/JPY 180.26 EUR/CAD 1.6093
₿ CRYPTO
BTC $86,156 ▲ +0.86% ETH $2,745 ▲ +0.75% XRP $1.6086 ▲ +5.94% SOL $117.9700 ▲ +1.67%
S&P 500 7,765 ▼0 % DOW 51,864 ▼0.36 % NASDAQ 27,244 ▲0.45 % NAFTA 90.07 ▼0.5 % ARI 4,357 ▼0.44 % S&P 500 7,765 ▼0 % DOW 51,864 ▼0.36 % NASDAQ 27,244 ▲0.45 % NAFTA 90.07 ▼0.5 % ARI 4,357 ▼0.44 %
EUR/USD 1.1452 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9399 EUR/ALL 91.4884 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 55.9320 EUR/JPY 180.26 EUR/CAD 1.6093 EUR/USD 1.1452 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9399 EUR/ALL 91.4884 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 55.9320 EUR/JPY 180.26 EUR/CAD 1.6093
23 Sht 2026
Breaking
Kronika

7 kg kokainë në çantë shpine, 44-vjeçari shqiptar kapet me drogë gjatë një kontrolli rutinë në Itali

Një 44-vjeçar shqiptar u arrestua të shtunën në Itali pasi gjatë një kontrolli rutinë policor u kap me 7 kilogramë kokainë të fshehura në një çantë shpine.

Ngjarja ka ndodhur në San Trovaso, në zonën e Trevisos, ku policia ndaloi makinën e tij për verifikime të zakonshme.Por sjellja e tij e nervozuar dhe përgjigjet kontradiktore ngritën menjëherë dyshime te efektivët e policisë.

Gjatë kontrollit të mjetit, policia gjeti një çantë shpine të vendosur mes sediljeve, brenda së cilës ndodheshin 14 pako me kokainë të pastër, secila rreth gjysmë kilogrami.

“Nuk ishte një hetim i gjatë që e tërhoqi vëmendjen e korrierit, por syri klinik i një makine patrullimi. I ndaluar për një kontroll rutinë të trafikut, dyzet e katër vjeçari shfaqi nervozizëm të tepruar dhe të pajustifikuar, duke dhënë përgjigje kontradiktore që i shtynë oficerët të inspektonin më tej automjetin”, informon media italiane që raportoi lajmin.

Testet e para konfirmuan se bëhej fjalë për kokainë me cilësi të lartë, e destinuar për tregun lokal, kryesisht për festat e fundjavës.

Sipas autoriteteve, sasia e sekuestruar, pasi të ndahej në doza për shitje, do të sillte fitime që arrijnë në qindra mijëra euro.

Policia ka sekuestruar edhe telefonin e të arrestuarit, ndërsa hetimet vijojnë për të zbuluar rrjetin e furnizimit dhe shpërndarjes.

Ky konsiderohet një nga sekuestrimet më të mëdha të kryera nga policia në Treviso, duke goditur rëndë trafikun e drogës në zonë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.