Ahmet Davutoğlu: “Periudha e Bashkimit Sovjetik ka përfunduar”
Kryeministri turk, Ahmet Davutoğlu, pas takimit kokë më kokë me Kryeministrin e Ukrainës, Arseniy Yatsenyuk kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për shtyp.
Në fjalimin e tij Davutoğlu, deklaroi se sot me Ukrainën kanë një qëndrim të përbashkët kundër qëndrimit agresiv të cilën Rusia ka treguar si në Krime ashtu edhe në ditët e sotme në Siri.
Davutoğlu u shpreh më tej se: “Turqia njeh integritetin territorial të Ukrainës dhe kundërshton kategorikisht aneksimin e Krimesë. Krimeja është pjesë e territorit të Ukrainës dhe vendi i vërtetë i tartarëve të Krimesë”.
– “Periudha e Bashkimit Sovjetik ka përfunduar 25 vite më parë”-
“Faktikisht sot në lidhje me integritetin territorial të vendit tre vende ndodhen nën kërcënimin e Rusisë, këto janë Gjeorgjia, Ukraina dhe Siria. Edhe integriteti territorial i Azerbajxhanit ndodhet praktikisht nën kërcënimin e Rusisë për shkak të mbështetjes që ajo i jep Armenisë”, ka pohuar Davutoğlu.
Kryeministri turk ka shtuar më tej se: “Nga këtu dua t’iu them edhe njëherë autoriteteve ruse se periudha e Bashkimit Sovjetik ka përfunduar 25 vite më parë. Përpjekjet për të ringjallur këtë periudhë nuk sjellin rezultate të mira dhe pozitive për Rusinë. Duke i besuar kartës së vetos në OKB, të drejtohesh drejt këtyre aventurave është çështje që duhet të miratohet edhe nga populli rus”.
“Shkaktojnë shumë krime lufte në Siri”-
Kryeministri Davutoğlu duke vënë në dukje se ka informuar Kryeministrin ukrainas Yatsenyuk rreth zhvillimeve të fundit në Siri ka theksuar se: “Teksa ne zhvillojmë këto bisedime Rusia ka qëlluar me raketë balistike një shkollë dhe një spital në Azez ku kanë humbur jetën fëmijë dhe civilë. Regjimi i Sirisë dhe mbështetësit e saj Rusia dhe vendet e tjera si dhe organizatat terroriste kryesisht YPG janë shkaktarë të shumë krimeve njerëzore në Siri. Para zgjidhjes, para një takimi për të arritur fitore në terren shkelin haptazi të drejtën ndërkombëtare”.
Ndër të tjera Davutoğlu ka shtuar se në këtë momente asnjë element i forcave të Turqisë nuk ndodhet brenda Sirisë dhe se Turqia është në anën e popullit të Sirisë dhe kurrë nuk ka qenë pushtuese në Siri.