🌧️
Tiranë 12°C · Shi i lehtë 02 April 2026
S&P 500 6,575 ▲0.72%
DOW 46,566 ▲0.48%
NASDAQ 21,841 ▲1.16%
NAFTA 107.89 ▲7.76%
ARI 4,648 ▼3.43%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $66,439 ▼ -3.2% ETH $2,044 ▼ -4.35% XRP $1.3127 ▼ -2.89% SOL $79.2200 ▼ -5.06%
S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 107.89 ▲7.76 % ARI 4,648 ▼3.43 % S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 107.89 ▲7.76 % ARI 4,648 ▼3.43 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
02 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

“Air albania” nis fluturimet – Idrizi: Çmime më të ulëta pasi do vetëfurnizohemi me karburant

Kompania ajrore e fluturimeve Air Albania do të nisë fluturimet  brenda javës së parë të shtatorit. Fillimisht, lajmi është bërë me dije nga 2 portale turke të specializuara në fushën e fluturimeve, duke e shoqëruar postimin e edhe me avionin që mban ngjyrat shqiptare dhe duke saktësuar se ngritja e parë do të bëhet në datën 31 gusht.

Ndërkaq, gjithçka konfirmohet edhe nga Autoriteti i Aviacionit Civili, i cili bëri me dije për TV SCAN se aktualisht ky dikaster ka dërguar në Turqi 2 specialistë për inspektimin e  avionit nga ana teknike. Ndërkohë që, vetëm aksioneri shqiptar i Air Albania, Sinan Idrizi bëri me dije për TV SCAN detajet, duke rikonfirmuar faktin se nisja e operimit të linjës luhatet në ditët e para të muajit shtator.

Sipas Idrizit, avioni parë që po përfundon është një Airbus 319 dhe do të operojë me fluturime në linjën Stamboll-Tiranë-Stamboll. Ndërkohë që, pas tij do të vihen në përdorim edhe 2 avionë të tjerë të tipit A320, që do të sjellin një rritje të standardit të fluturimeve.

Ndërkaq, nisja e operimit të kësaj linje pritet të sjellë edhe çmime më të lira për biletat drejt Turqisë, pasi sipas Idrizit tashmë është dakordësuar ngritja e një ndërmarrjeje paralele, që do të bëjë furnizimin me lëndë të parë. Kjo duke marrë në konsideratë faktin se çmimi i vajgurit, me të cilin furnizohen sot avionët është më i shtrenjti jo vetëm në rajon, por edhe në Evropë, ndërkohë që 30% e kostos së biletës varet pikërisht nga lënda djegëse.

“Ne kemi kërkuar që për të ulur çmimet e biletave të vetëfurnizohemi me lëndë të parë. Kjo do të thotë se do të ndërtojmë një ndërmarrje paralele, që të na ofrohet i njëjti shërbim dhe cilësi. Kjo është një  praktikë që e kanë edhe kompanitë e tjera, përshembull kompania jonë mbështetëse “Turkish Airlines”, u shpreh Idriz për SCAN.

Referuar vendimit të qeverisë për ngritjen e kësaj kompanie, 51% e aksioneve të kompanisë ‘Air Albania’ janë shqiptare, ndërsa 49% i takojnë kompanisë turke të fluturimeve ‘Turkish Airline”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.