Aksident në aksin Elbasan-Peqin, makina përfundon jashtë rrugës
Një aksident automobilistik është shënuar mëngjesin e sotëm në aksin kombëtar Elbasan–Peqin, në zonën e Papërrit.
Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se shpejtësia tej normave të lejuara mund të ketë qenë një nga shkaqet e aksidentit.
Automjeti ka pësuar dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa paraprakisht nuk raportohet për viktima. Ende nuk ka informacion të plotë nëse ka persona të lënduar dhe për gjendjen e tyre shëndetësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, ndërsa grupi hetimor po punon për të zbardhur dinamikën dhe shkaqet e aksidentit.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.