☁️
Tiranë 17°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $78,006 ▲ +0.67% ETH $2,269 ▲ +0.85% XRP $1.2524 ▲ +0.38% SOL $95.1200 ▼ -0.64%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Politika

Hoxha në Dublin: Shqipëria ka hyrë në fazë vendimtare për anëtarësimin në BE

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, deklaroi se Shqipëria ka hyrë në një fazë vendimtare të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Hoxha mori pjesë në takimin informal të Ministrave për Çështjet Evropiane në Dublin, ku në fokus ishte zgjerimi i BE-së, reformat dhe forcimi i kapaciteteve administrative.

Ministri theksoi se Shqipëria duhet të ruajë ritmin e reformave dhe momentum-in e negociatave, ndërsa kërkoi më shumë koordinim me strukturat e Komisionit Evropian.

“Vullneti i fortë politik është i domosdoshëm. Ne po përparojmë në çdo çështje, në çdo sektor dhe përmes çdo reforme”, u shpreh Hoxha.

Ai pranoi se vijojnë të jenë sfidë forcimi i sundimit të ligjit, menaxhimi i mbetjeve dhe ujërave, cilësia e ajrit, infrastruktura mjedisore dhe siguria ushqimore.

“Këto sfida kërkojnë koordinim të fortë, angazhim afatgjatë dhe investime të konsiderueshme. Bashkëpunimi ynë duhet të bëhet më operacional, më konkret dhe më i qëndrueshëm”, tha ministri.

Hoxha kërkoi gjithashtu që ekspertët shqiptarë të lidhen më ngushtë me strukturat dhe proceset e punës së Komisionit Evropian, me qëllim forcimin e kapaciteteve administrative dhe njohjen më të mirë të funksionimit të institucioneve të BE-së.

“Ambicia jonë është e qartë, planet tona të punës janë realiste dhe vendosmëria jonë e fortë. Ne do të vazhdojmë të japim rezultate dhe presim të njëjtin angazhim nga Bashkimi Evropian”, përfundoi Hoxha.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.