Akuzat e Doshit, Tahiri zbardh takimet me deputetin dhe vrasësin e porositur: Ja çfarë më rrëfyen
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka dhënë sot deklaratën e tij të parë, pas akuzave bombë të deputetit ët Shkodrës Tom Doshi dhe skenarit për atentatin ndaj tij dhe deputetit Fufi.
Renditja e fakteve për të cilat jam ne dijeni është
Në 6 shtator 2014 me kërkesë të Ramës jam takuar dhe kam dëgjuar Tom Doshin në Durrës në mjedisit e zonës rezidenciale, takimi zgjati 30 minuta dhe Doshi më rrëfeu se kishte zbuluar një komplot për vrasjen dhe kishte identifikuar porositësin dhe ekzekutorin e krimit, ai më tha se vrasësin e paguar dhe të penduar e kishte në shtëpinë e tij në plazhin e Durrësit e më kërkoi që edhe ta takoja, gjatë takimit Doshi tha se personi ishte shtetas nga Fushë Kruja.
Doshi deklaroi se në 1 shtator 2014 pra 5 ditë para takimit me mua në prezencë të Ramës, Fatjon Skendërit ish shoferi i fatmir Mediut i ishte bërë atenat për ta vrarë në hyrje të autostradës Tiranë Durrës, pa pasoja, ngjarje për të cilën ne kishim nisur hetimet.
Doshi më tregoi se në rrugë private kishte zbuluar se të Diva, lokal në zonë e ish bllokut, ish shoferi i Mediut, së bashku me Agron Kulicin, Agim Ramën kunat i ish kryeministrit Berisha, Eugen Becin shef në prokuroriën për Krimet e Rënda, Ymer Lala dhe një shtetas me emrin Ylli, që pas verifikimeve rezuluam se bëhej fjalë për pronarin i lokalit kishin organizuar vrasjen e Doshit.
Doshi më tha se edhe kryeprokurori Llalla ishte i përfshirë në këtë komplot nëpërmjet Eugen Becit, sepse të dhënat që ai i kishte dhënë në konfidencë i kishin marrë vesh këta persona, i kishin marrë vesh nëpërmjet prokurorit të përgjithshëm, pra sipas doshit vetë Llalla kishte treguar.
Doshi mu shpreh se vrasjen e tij ky grup kriminal, e kërkonte për llogari të Berishës që gjithnjë sipas Doshit ishte betuar të hakmerrej për humbjen e rëndë në Shkodër.
Si ia kam shprehur edhe Ramës pas takimit, më është dukur skenar i dyshimtë ai që dëgjova dhe i thashë Ramës se sipas meje nuk më dukej organizim real i një vrasje, por mbetet e paqartë arsyeja e vënies në lëvizje të këtij skenari coroditës, por në prani të Ramës dhe deputetit kam parashtruar mendimin se mënyra e vetme për cështjen ishte denoncimi në rrugë ligjore nga vetë deputeti Doshi dhe Doshi ishte kundër