Akuzat për ryshfet dhe qendrat mashtruese, Zelensky shkarkon Prokurorin e Përgjithshëm të Ukrainës
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka shkarkuar nga detyra Prokurorin e Përgjithshëm të Ukrainës, Ruslan Kravchenko, zyra e të cilit akuzohet se ka ofruar mbështetje për qendrat mashtruese të thirrjeve në këmbim të ryshfeteve.
Zelensky deklaroi në Telegram se “Prokurori i Përgjithshëm ka vetëm një rrugëdalje: shkarkimin”, duke u bërë thirrje deputetëve që ta miratonin këtë vendim “pa vonesë”.
Menjëherë pas kësaj, dekreti për shkarkimin e Ruslan Kravchenkos u publikua në faqen zyrtare të Presidencës ukrainase.
Kravchenko, i cili në fillim të shtatorit kishte njoftuar se do të jepte dorëheqjen nga posti, pavarësisht se mohon akuzat, tha të mërkurën se ndodhej “në një mision jashtë vendit”.
“Kam ndërmend t’i informoj partnerët tanë ndërkombëtarë rreth situatës reale brenda shërbimeve antikorrupsion, rreth indikacioneve të një përqendrimi të pakontrolluar të ndikimit nga ana e tyre dhe rreziqeve që sjell një praktikë e tillë”, tha ai në një video të publikuar në kanalin e tij në Telegram.
Kravchenko njoftoi gjithashtu se kishte ngritur një padi kundër drejtorit të Byrosë Kombëtare Kundër Korrupsionit (NABU), Semyon Krivonos, duke e akuzuar atë për “falsifikim të dokumenteve zyrtare”.
Në fillim të shtatorit, NABU hetoi Zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm dhe njoftoi se kishte zbuluar një rrjet që merrte para për të mbrojtur qendrat e thirrjeve që organizonin mashtrime telefonike dhe “pastronin miliona dollarë”. Sipas hetuesve, ryshfetet përdoreshin për blerjen e pasurive të paluajtshme, bizhuterive dhe sendeve të tjera me vlerë.
Sipas organizatës së specializuar “Iniciativa Globale Kundër Krimit të Organizuar Transnacional” (GI-TOC), rreth 60 000 persona në Ukrainë punojnë në qendrat e thirrjeve që merren me mashtrime, rreth dy të tretat e numrit të punonjësve të sektorit bankar në vend. Këto mashtrime mund të gjenerojnë deri në një miliard dollarë në muaj.
Korrupsioni ka qenë një problem endemik në Ukrainë prej shumë vitesh. Pas pushtimit rus, janë zbuluar një sërë skandalesh, edhe brenda ushtrisë.
Në vitin 2025, Zelensky u përpoq ta vendoste NABU-n nën varësinë e Prokurorit të Përgjithshëm, duke i hequr kështu agjencisë pavarësinë, por u detyrua të tërhiqej pas reagimeve si nga shoqëria ukrainase, ashtu edhe nga aleatët perëndimorë të Kievit.
There is only one path for this Prosecutor General: removal from office. That is what I told him. Ukraine has seen all the reasons why. If he considers this political pressure, he is free to call it that. I ask parliamentarians to support his removal without delay.
Zelenskiy wants swift exit of Ukraine’s prosecutor general as graft clashes plague government https://t.co/iI4xl0YEOT https://t.co/iI4xl0YEOT



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.