☁️
Tiranë 12°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,534 ▲ +0.29% ETH $2,256 ▲ +0.48% XRP $1.2522 ▼ -0.33% SOL $95.4400 ▼ -0.98%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
01 Nën 2026
Breaking
Politika

PS-PD bashkojnë votat: Komisioni i Jashtëm pro dërgimit të 40 trupave në Gaza

Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme miratoi me unanimitet mes maxhorancës dhe opozitës projektligjin që i hap rrugë dërgimit të 40 ushtarakëve të Forcave të Armatosura të Shqipërisë në Rripin e Gazës.

Drafti po shqyrtohet me procedurë të përshpejtuar dhe pritet të futet me prioritet në rendin e ditës në seancën plenare më të afërt.

Trupat shqiptare do të rreshtohen si pjesë e Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit (ISF), nën ombrellën e Bordit të Paqes.

Në projektligj përcaktohet se 40 ushtarakët e Forcave tona të armatosura do të kenë mision të tyre mbështetjen e operacioneve të sigurisë dhe stabilitetit, mbrojtjen e personelit, objekteve dhe infrastrukturës së misionit, mbështetjen e operacioneve humanitare, monitorimin, raportimin e situatës së sigurisë si dhe detyra të tjera, në kuadër të Bordit të Paqes.

Shqipëria dhe Kosova do të jenë vendet e para që do të pajisen me mjete të blinduara amerikane për misionin ndërkombëtar të paqes në Gaza, pjesë e planit të presidentit Donald Trump që po zbatohet nga Bordi i Paqes.

Deri tani, pesë vende kanë premtuar të kontribuojnë me trupa në ISF: Shqipëria, Kosova, Indonezia, Maroku dhe Kazakistani. Ndërkohë, Egjipti dhe Jordania kanë marrë përsipër trajnimin e forcave të reja të policisë palestineze.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.