Kosova

Albin Kurti : Nuk kisha zgjidhje tjetër veçse ta shkarkoja ish ministrin Veliu

Si Qeveri e re e Kosovës jemi shembull jo vetëm në rajon por më gjerë për ballafaqim e suksesshëm me parandalimin e përhapjes së pandeminë covid 19 dhe për gjë dua t’i falënderojë të gjithë qytetarët që kanë respektuar vendimet e Qeverisë dhe kanë ndjekur udhëzimet e ekspertëve.

Edhe shëndeti i njerëzve edhe i ekonomisë janë në fokus të Qeverisë që janë koordinuar me të gjithë për parandalimin e shpërndarjes së coronavirusit.

Kosovës i kanë rreth 130 respirator dhe për fat të mire nuk kemi nevojë që ti përdorim për pacientët.

Duke pas parasysh gjendjen e sistemit shëndetësor parandalimi është jetik.

Në ditën e djeshme kishim një zhvillim të pazakontë meqë presidenti u angazhua për t’u shpallur gjendja e jashtëzakonshme, kishim edhe një mbledhje të Këshillit të Sigurisë.

Raportet e secilit unë i marrë për ditë si kryeministër, e në këto raporte ka një gjë të përbashkët se konkluza mbi gjendjen e sigurisë është e verdh, nuk është as e gjelbër as e kuqe, pra situata është nën kontroll dhe e menaxhueshme.

Por përkundër kësaj u propozuar që të kemi shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme, për bindjen time kjo ishte e paarsyeshme e pa logjikshme, dobishme andaj edhe në konsultë me presidentin e përsërita qëndrimin tim se i kemi marrë të gjitha masat e nevojshme dhe nuk jemi në shfrytëzimin e të gjitha masave të mundshme për parandalimin e shpërndarjes se virusit covid 19.

Në anën tjetër ishim në një sistem të përgatitjes së jashtëzakonshme.

E ne ishim duke përgatitur seancën për votimin e dekretit të presidentit për gjendjen e jashtëzakonshme, kjo mund të shfaqet në javën në vijim por jo tani.

U shpreha edhe në mënyrë kolegiale në mbledhje se pothuajse të gjithë anëtarët e Këshillit jetojnë në Prishtinë dhe përbrenda orës mund të mblidhemi që ta bëjmë gjendjen e jashtëzakonshme.

Unë vazhdoj komunikimin me të gjithë krerët e insititucioneve pasi kam obligim si kryeministër.

Dua të theksoj se pas mbledhjes së mbrëmshme nuk kam ndjekur menjëherë deklarimet por ato i kam parë në mëngjes e në mesin e tyre kryesore ishte ajo e ministrit të Brendshme, Agim Veliu i cili në mesnatë në një tv të vendit ka përhapur panik duke thënë se numri i të infektuarve po rritet nga ora në orë.

Natyrisht që këta të infektuar nuk ishin për 19 orë po për disa ditë. Të folesh pa kurrfarë raporti zyrtar të thuash ashtu është e papërgjegjshme e kur ke përgjegjësi ekzekutive është e dënueshme.

Nuk kisha zgjidhje tjetër pos ta shkarkoj ish ministrin Veliu.

Pra nuk kam zëvendësuar ministrin me dikë që mund ta preferoj por zëvendësimin e tij me dikë tjetër.

Është tradhti ndaj vetë policisë së Kosovës deklarata e Veliut pasi vetë policia nuk është në gjendje të jashtëzakonshme.

Ai vetëm një mbledhje e ka mbajtur për mos përhapjen e virusit. Tradhtia e tij është dyfish ndaj Qeverisë kur ishte anëtare dhe ndaj Policisë në krye të së cilës ishte, kjo nuk mund të tolerohet.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button