⛅
Tiranë 18°C · Pjesërisht vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,893 ▼ -0.23% ETH $2,242 ▲ +0.17% XRP $1.1626 ▼ -2.3% SOL $89.7900 ▼ -0.52%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Bota

ALGJER – Wadephul: Gjermania nuk do t’i frikësohet kurrë Rusisë

ALGJER, 1 shtator /ATSH-DPA/ – Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul u zotua sot për një përgjigje të matur ndaj zbulimit të një droni, të mbushur me eksplozivë, pranë një aeroplani mallrash ukrainas në aeroportin ”Leipzig/Halle” muajin e kaluar.

Berlini ende nuk e ka identifikuar zyrtarisht se kush mendon se ishte pas incidentit të 4 gushtit, mes spekulimeve të përhapura se Rusia ishte përgjegjëse.

Kancelari Friedrich Merz më parë është zotuar për një përgjigje të qartë, të cilën ai tha se po koordinohej me aleatët e NATO-s dhe BE-së.

Wadephul ka planifikuar të udhëtojë për në Irlandë sot në mbrëmje për një takim me homologët e BE-së.

I pyetur gjatë një vizite në Algjer nëse Berlini duhet të shqetësohet nëse Moska do të kundërshtojë ndonjë përgjigje të mundshme, diplomati më i lartë i Gjermanisë theksoi se Berlini nuk do të reagojë skajshëm, por do të përgjigjet “kur të sulmohemi”.

”Gjermania nuk do të frikësohet në asnjë mënyrë dhe kjo do të vazhdojë të jetë qëndrimi themelor i politikës sonë”, tha Wadephul, duke shtuar se ”Berlini qëndron “krah për krah me partnerin tonë ukrainas”.

”Rusia duhet ta dijë se Gjermania është një forcë stabilizuese në Evropë, një forcë që është gjithmonë e përgatitur të negociojë, por që nuk do të frikësohet në asnjë mënyrë”, theksoi ai.

Një dron i pajisur me eksplozivë dhe një mekanizëm shpërthimi u zbulua në mbrëmjen e 4 gushtit në zonën e sigurisë së aeroportit ”Leipzig/Halle”, midis avionëve ukrainas të mallrave.

Pak kohë më vonë, një objekt i dytë fluturues i paidentifikuar u përplas me një avion mallrash të DHL që nuk kishte mundur të ulej për shkak të mbylljes së pistës dhe u detyrua të ndërpriste uljen e tij.

Merz tha të dielën se hetimi për incidentin ishte drejt përfundimit dhe se qeveria e tij ka rënë dakord se si të përgjigjet./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.