⛅
Tiranë 18°C · Pjesërisht vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,893 ▼ -0.23% ETH $2,242 ▲ +0.17% XRP $1.1626 ▼ -2.3% SOL $89.7900 ▼ -0.52%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Bota

BISHKEK – Pezeshkian i shtrin dorën Uashingtonit përpara takimit me Putinin

BISHKEK, 1 shtator /ATSH-AFP/ – Presidenti iranian, Masud Pezeshkian premtoi sot se Teherani do të kthehej menjëherë te angazhimet e tij për t’i dhënë fund luftës nëse Shtetet e Bashkuara rivendosnin memorandumin e mirëkuptimit të nënshkruar në qershor.

Ai bëri deklaratën e sipërcituar gjatë një samiti rajonal në Kirgistan, ku ka planifikuar të takohet edhe me presidentin rus, Vladimir Putin.

“Unë deklaroj shprehimisht se nëse Shtetet e Bashkuara kthehen te angazhimet e tyre sipas memorandumit të mirëkuptimit (…), Republika Islamike e Iranit do të marrë menjëherë masa reciproke”, deklaroi Pezeshkian në Bishkek, kryeqytetin e këtij vendi malor të Azisë Qendrore.

Një total prej 17 krerë shtetesh dhe qeverish, përfshirë udhëheqësit e Rusisë, Iranit, Kinës, Indisë, Pakistanit dhe Turqisë, janë në Bishkek për të marrë pjesë në samitin që shënon 25-vjetorin e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO).

Në mesin e qershorit, Teherani dhe Uashingtoni nënshkruan memorandumin e mirëkuptimit të Islamabadit, që synonte t’i jepte fund armiqësive që filluan në fund të shkurtit me sulmet e SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit që vranë ish-Udhëheqësin Suprem, Ajatollah Ali Khamenei.

Por, ajo u shpërbë shpejt në fillim të korrikut me rifillimin e armiqësive.

Dhe pas një muaji qetësie relative në gusht, Shtetet e Bashkuara goditën Ngushticën strategjike të Hormuzit të hënën, dhe Irani u hakmor duke synuar bazat amerikane në Jordani dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Të hënën, udhëheqësi iranian kishte deklaruar se vazhdimi i luftës kundër Shteteve të Bashkuara nuk ishte në interesin e Teheranit.

“Jemi të bindur se vazhdimi i luftës nuk është as në interesin tonë dhe as në atë të rajonit”, deklaroi Pezeshkian gjatë një takimi me kryeministrin indian, Narendra Modi./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.