Sporti
Ançelloti insiston për angazhimin e Marash Kumbullës
Karlo Ançeloti insiston që Marash Kumbullës që të jetë pjesë e skuadrës së Evertonit, në sezonin e ardhshëm.
Në fakt, mbrojtësi shqiptar i Veronës mendohej se do të vendoste mes Napolit dhe Interit, të cilët kanë bërë lëvizje konkrete për të siguruar firmën e tij. Por mundësia për të punuar me një nga trajnerët më të njohur në botë, mund ta tundojë futbollistin për të ndryshuar destinacion dhe që në moshë të re, nga Italia të zhvendoset drejt Anglisë.
Ançeloti ka dërguar skautë të klubit për ta ndjekur në stadium që të përpilojnë raporte të plota rreth paraqitjes së futbollistit shqiptar.
Në ndeshjen ndaj Udinezes, në tribunë ishte një skaut i Evertonit që kishte ardhur për ta parë, ashtu siç kishte të klubeve të tjera si Inter e Borusia Dortmund. Ky interesim i jashtëzakonshëm bën edhe më interesante verën për talentin shqiptar, i cili pritet të kthehet në një nga objektet e merkatos më të vlerësuar në treg.