🌧️
Tiranë 11°C · Shi i lehtë 02 April 2026
S&P 500 6,575 ▲0.72%
DOW 46,566 ▲0.48%
NASDAQ 21,841 ▲1.16%
NAFTA 106.83 ▲6.7%
ARI 4,667 ▼3.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $66,645 ▼ -3.02% ETH $2,049 ▼ -4.06% XRP $1.3121 ▼ -3.21% SOL $79.2600 ▼ -5.34%
S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 106.83 ▲6.7 % ARI 4,667 ▼3.04 % S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 106.83 ▲6.7 % ARI 4,667 ▼3.04 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
02 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Anijet do riparohen në Shqipëri, në 3 porte do ketë ofiçina private

Anijeve të peshkimit në Shqipëri do tu krijohet mundësia që shërbimet e riparimit të bëhen në portet tona. “Në Durrës, Vlorë dhe Shëngjin subjektet private do të mbështeten që të investojnë me kontrata një euro për ngritjen e kantiereve të vogla”, thotë zëvendës ministri i Bujqësie Roland Kristo.

“Ne kemi përfunduar bazën ligjore. Kemi përfunduar një Vendim të Këshillit të Ministrave, i cili aktualisht është në fazën e miratimit ose marrjes së vendimeve nga ministritë e linjës dhe që mundëson që portet e peshkimit të ndërtohen shkallët e riparimit të anijeve nga subjektet private, kantier një dy ose tre në Vlorë. Për shembull mund të ndërtohet më shumë se një dhe e reja është që këto sipërfaqe ku do ndërtohen kantieret, do të jepen me kontratën një euro, pra ti japim mundësi që të investohet në këtë fushë”, sqaroi Kristo.

Aktualisht riparimi anijeve të peshkimit shqiptare në pjesën më të madhe bëhet në Itali. Vendi ynë numëron 450 anije peshkimi dhe po mendohet që ky sektor, i cili është në zhvillim e sipër, të mbështetet edhe me fonde të Bashkimit Europian, për modernizimin e flotës.

“Në kuadër të projektit IPA janë 1,4 milion euro që do të jepen për mbështetjen e anijeve të peshkimit. Ky projekt ka filluar për gati si të thuash faza e mbështetjes për anijet e peshkimit në fund të vitit, pasi do të bëhet pak a shumë vlerësimi i nevojave se si do të ndahet në investimet për motorët, për frigoriferët në bordin e anijeve të peshkimit apo për pajisjet elektronike”, tha Kristo.

Eksportet e peshkimit janë katërfishuar krahasuar me 2013, ndërkohe që dhe punësimi në sektorë ka njohur rritje.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.