☀️
Tiranë 20°C · Kthjellët 25 August 2026
S&P 500 7,653 ▼0.28%
DOW 53,417 ▲0.26%
NASDAQ 25,980 ▼0.77%
NAFTA 85.21 ▲0.24%
ARI 4,691 ▼0.14%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1666 EUR/GBP 0.8556 EUR/CHF 0.9360 EUR/ALL 92.4984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.2899 EUR/TRY 56.0962 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6146 EUR/USD 1.1666 EUR/GBP 0.8556 EUR/CHF 0.9360 EUR/ALL 92.4984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.2899 EUR/TRY 56.0962 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6146
₿ CRYPTO
BTC $80,704 ▲ +4.73% ETH $2,504 ▲ +2.88% XRP $1.5271 ▲ +3.98% SOL $101.7100 ▲ +8.43%
S&P 500 7,653 ▼0.28 % DOW 53,417 ▲0.26 % NASDAQ 25,980 ▼0.77 % NAFTA 85.21 ▲0.24 % ARI 4,691 ▼0.14 % S&P 500 7,653 ▼0.28 % DOW 53,417 ▲0.26 % NASDAQ 25,980 ▼0.77 % NAFTA 85.21 ▲0.24 % ARI 4,691 ▼0.14 %
EUR/USD 1.1666 EUR/GBP 0.8556 EUR/CHF 0.9360 EUR/ALL 92.4984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.2899 EUR/TRY 56.0962 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6146 EUR/USD 1.1666 EUR/GBP 0.8556 EUR/CHF 0.9360 EUR/ALL 92.4984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.2899 EUR/TRY 56.0962 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6146
25 Aug 2026
Breaking
Bota

ANKARA – NATO zgjedh avionët suedezë “GlobalEye” në vend të rivalit amerikan “Boeing”

– NATO njoftoi sot një plan me vlerë rreth 4 5 miliardë dollarë për blerjen e deri në 10 avionëve të mbikëqyrjes “GlobalEye” të kompanisë suedeze “Saab”, të cilët do të zëvendësojnë flotën e vjetër të avionëve “AWACS” të paralajmërimit të hershëm, raportoi “Reuters”.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se zëvendësimi i avionëve “AWACS” të epokës së Luftës së Ftohtë, me një sistem më modern, do ta ndihmojë aleancën të përballet me kërcënime të reja, si sulmet me dronë.

“Kjo do të sigurojë që aftësitë e NATO-s për mbikëqyrje dhe paralajmërim të hershëm, të mbeten të forta dhe të besueshme për dekadat që vijnë”, tha Rutte gjatë samitit të NATO-s, në Ankara.

Vendimi për të zgjedhur sistemin suedez, vjen në një kohë, kur presidenti amerikan, Donald Trump ka kërkuar vazhdimisht, që aleatët të rrisin shpenzimet për mbrojtjen dhe të blejnë më shumë pajisje ushtarake amerikane.

Drejtori ekzekutiv i “Saab”, Micael Johansson, tha se, nëse marrëveshja nënshkruhet së shpejti, dorëzimet e para të avionëve mund të nisin në vitin 2030.

Sipas tij, çmimi për çdo avion pritet të jetë 400–450 milionë dollarë.

Avionët “GlobalEye” do të zëvendësojnë flotën aktuale të “Boeing E-3 Sentry AWACS”, e cila ka shërbyer për dekada në operacionet e NATO-s. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.