☀️
Tiranë 20°C · Kthjellët 25 August 2026
S&P 500 7,653 ▼0.28%
DOW 53,417 ▲0.26%
NASDAQ 25,980 ▼0.77%
NAFTA 85.47 ▲0.54%
ARI 4,691 ▼0.16%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1666 EUR/GBP 0.8556 EUR/CHF 0.9360 EUR/ALL 92.4984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.2899 EUR/TRY 56.0962 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6146 EUR/USD 1.1666 EUR/GBP 0.8556 EUR/CHF 0.9360 EUR/ALL 92.4984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.2899 EUR/TRY 56.0962 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6146
₿ CRYPTO
BTC $80,450 ▲ +4.37% ETH $2,499 ▲ +2.4% XRP $1.5127 ▲ +2.57% SOL $101.4200 ▲ +7.83%
S&P 500 7,653 ▼0.28 % DOW 53,417 ▲0.26 % NASDAQ 25,980 ▼0.77 % NAFTA 85.47 ▲0.54 % ARI 4,691 ▼0.16 % S&P 500 7,653 ▼0.28 % DOW 53,417 ▲0.26 % NASDAQ 25,980 ▼0.77 % NAFTA 85.47 ▲0.54 % ARI 4,691 ▼0.16 %
EUR/USD 1.1666 EUR/GBP 0.8556 EUR/CHF 0.9360 EUR/ALL 92.4984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.2899 EUR/TRY 56.0962 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6146 EUR/USD 1.1666 EUR/GBP 0.8556 EUR/CHF 0.9360 EUR/ALL 92.4984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.2899 EUR/TRY 56.0962 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6146
25 Aug 2026
Breaking
Bota

ANKARA – Trump: Groenlanda duhet të kontrollohet nga SHBA-ja, jo nga Danimarka

– Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi sot se, Groenlanda duhet të kontrollohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe jo nga Danimarka, ndërsa liderët e NATO-s u mblodhën për një samit në Turqi, raportoi “Reuters”.

Deklaratat e Trump se SHBA-ja duhet të marrë ose të kontrollojë Groenlandën, një territor gjysmëautonom danez, kanë shkaktuar tensione mes Uashingtonit dhe Kopenhagës – të dyja vende themeluese të NATO-s – si dhe më gjerë në Evropë.

Çështja më pas, ka kaluar në një proces diplomatik diskutimesh.

“Ajo duhet të kontrollohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, jo nga Danimarka”, u tha Trump gazetarëve gjatë një takimi me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan.

Trump tha se çështja e kontrollit mbi Groenlandën ka dëmtuar marrëdhëniet e SHBA-së me NATO-n.

“Kjo është ajo që ka dëmtuar marrëdhënien time me NATO-n, sepse Groenlanda nuk e ndihmon Danimarkën. Danimarka nuk shpenzon para, për ta ndihmuar realisht Groenlandën, por ajo është një pjesë e rëndësishme për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe është e rrethuar nga anije kineze dhe ruse, dhe kjo nuk duhet të ndodhë”, tha Trump.

“Ata nuk do të pranonin të bashkëpunonin me këtë, pavarësisht gjithë parave që ne shpenzojmë për t’i ndihmuar ata përballë Rusisë”, shtoi ai.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha në qershor se bisedimet me Danimarkën dhe Greonlandën po vazhdojnë çdo muaj. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.