Tiranë 9°C · Pjesërisht vranët 03 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $66,634 ▲ +0.07% ETH $2,055 ▼ -0.09% XRP $1.3182 ▲ +0.3% SOL $79.2000 ▲ +0.06%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
03 Apr 2026
Breaking
Kosova

Annegret Kramp-Karrenbauer vizitoi Kosovën

Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Annegret Kramp-Karrenbauer, qëndroi për vizitë të papritur në Kosovë. Ajo ka takuar autoritetet ndërkombëtare atje.

Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Annegret Kramp-Karrenbauer, që njëkohësisht është edhe kryetare e partisë CDU, qëndroi mbrëmë vonë në Kosovë, ku vizitoi shtabin qendror të KFOR-it në Prishtinë. Kjo vizitë nuk ishte paralajmëruar dhe u zhvillua pa praninë e medieve. Njotimi për vizitën e AKK në Kosovë u bë i ditur në Twitter nga komandanti i ri i trupave të KFOR-it në Kosovë, gjenerali Michele Risis, i cili 10 ditë më parë mori detyrën e komandantit të përgjithshëm të trupave të NATO-os në Kosovë.

“Komandati i KFOR’it ka mirëpritur sot ministren gjermane të Mbrojtjes, Annegret Kramp-Karrenbauer, në selinë e KFOR-it në Prishtinë. Gjeneralmajor Michele Risis ka shprehur falënderimin e tij për kontributin e Gjermanisë në KFOR, në përkrahje të sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë”, shkroi në Tëitter gjenerali Risis.

Annegret Kramp-Karrenbauer nuk ka bërë të ditur nëse ka takuar apo do të takojë udhëheqësit e Kosovës. Një vit më parë në Prizren në jug të Kosovës trupat gjermane u tërhoqën nga baza e tyre për ta shndërruar kampin në një kamp inovativ për të rinjtë kosovar. Mirëpo, ushtria gjermane (Bundeswehr-i) do të mbeten edhe më tej aktive në Kosovë, por tash me vetëm 70 ushtar të angazhuar na bazën qendrore të KFOR-it në Prishtinë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.