🌧️
Tiranë 12°C · Shi i lehtë 02 April 2026
S&P 500 6,575 ▲0.72%
DOW 46,566 ▲0.48%
NASDAQ 21,841 ▲1.16%
NAFTA 110.42 ▲10.29%
ARI 4,640 ▼3.6%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $66,034 ▼ -3.7% ETH $2,029 ▼ -4.9% XRP $1.2956 ▼ -4.29% SOL $78.3200 ▼ -6.08%
S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 110.42 ▲10.29 % ARI 4,640 ▼3.6 % S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 110.42 ▲10.29 % ARI 4,640 ▼3.6 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
02 Apr 2026
Breaking
Rajoni

Arrestime masive gazetarësh në Turqi

Prokuroria turke ka lëshuar mbrëmjen e djeshme urdhërarrest për 37 gazetarë e policë, si dhe urdhër për bastisje të gazetës më të madhe turke ‘Zaman’ me tirazh 1 milion kopje të shitura në ditë dhe televizionit ‘Samanyolu’, që njihen si mediat opozitare më të fuqishme ne Turqi.

turqi

Vendimi i prokurorisë turke vjen dy ditë pas deklaratës së presidentit Recep Tayyip Erdogan, i cili deklaroi se ai është i vendosur për të luftuar Lëvizjen e mendimtarit mysliman që jeton në SHBA, Fethullah Gylen, që e sheh si përgjegjës për aksionet antikorrupsion të Prokurorisë dhe policisë turke të 17 dhe 25 dhjetorit të kaluar, ku u arrestuan disa biznesmenë dhe u akuzuan 4 ministra të qeverisë së atëhershme, të cilët më vonë dhanë dorëheqje nga postet e tyre, transmeton Reuters, citon albeu.com.

Mediat turke njoftojnë se gazetarët akuzohen për “rrezikim të sistemit shtetëror” ndërsa kryeredaktori i Gazetës Zaman dhe drejtori i Tv ‘Samanyolu’, kanë pritur arrestimin gjatë gjithë mbrëmjes së djeshme në zyrat e tyre në mediat që ata drejtojnë.

Sipas mediave turke, mes të arrestuarve janë Kryeredaktori i Gazetës ‘Zaman’, Ekrem Dumanli, Drejtori i Përgjithshëm i televizionit ‘Samanyolu’, Hidayet Karaca, ndërsa pritet të arrestohen edhe kryeredaktori i gazetës në gjuhën angleze, ‘Todays Zaman’, Bulent Korucu, gazetarët Emre Uslu, Mehmet Baransu, etj.

Gjatë operacionit janë arrestuar edhe skenaristja e serialit “Tek Turkiye”, Makbule Çam Alemdag, producenti i serialit “Sungurlar”, Salih Asan si dhe regjisori i po të njëjtit serial, Engin Koç, seriale këto që transmetohen në televizionin ‘Samanyolu’.

Ndërkohë, menjëherë pas vendimit për arrestimet e gazetarëve kanë qenë të shumta reagimet. Pjesa e dërmuese e gazetarëve në Turqi kanë dënuar aktin e qeverisë ndërsa kundër arrestimeve janë shprehur njëzëri të gjitha partitë opozitare, të majta dhe të djathta.

Aksionet policore kundër përkrahësve të mendimtarit Gylen janë shtuar kohëve të fundit, ndërsa shoqëria civile dhe opozita i cilëson këto aksione si të paligjshme dhe të kurdisura nga qeveria për të zbehur zërin opozitar në Turqi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.