🌧️
Tiranë 12°C · Shi i lehtë 02 April 2026
S&P 500 6,575 ▲0.72%
DOW 46,566 ▲0.48%
NASDAQ 21,841 ▲1.16%
NAFTA 107.83 ▲7.7%
ARI 4,645 ▼3.48%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $66,379 ▼ -3.15% ETH $2,036 ▼ -4.46% XRP $1.3104 ▼ -2.96% SOL $78.9600 ▼ -5.2%
S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 107.83 ▲7.7 % ARI 4,645 ▼3.48 % S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 107.83 ▲7.7 % ARI 4,645 ▼3.48 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
02 Apr 2026
Breaking
Kronika

Arrestohen djemtë e Xhaferrit, fshiheshin prej 16 vjetësh

Pas gati 16 vjetëve në arrati, dy djemtë e Rrapush Xhaferrit, pronarit të një prej firmave mashtruese të fajdeve, u arrestuan në shtëpinë e tyrë, në rrugën “Irfan Tomini” në kryeqytet.

Policia tha se Përparim Xhaferri rezulton i dënuar me 9 vjet burgim nga gjykata, ndërkohë që vëllai i tij, Pëllumb Xhaferri, është i dënuar me 10 vjet heqje lirie për veprat “vjedhje me anë të mashtrimit në shuma të mëdha” dhe “krijim i firmave piramidale”.

Dy djemtë e ish-kreut të firmës piramidale “Xhaferri”, të ndjerit Rrapush Xhaferri, kanë jetuar në arrati prej vitesh. Ndërkohë që i vetmi që ka vuajtur heqjen e lirisë prej gati tetë vitesh burg është vëllai i tyre, Asllan Xhaferri.

Sipas gjykatës, tre vëllezërit bashkë me të atin, i njohur ndryshe me nofkën Gjenerali, raportohet se kanë mashtruar gati një milionë shtetas nëpërmjet firmës piramidale e cila u ngrit fillimisht në Lushnjë, për t’u shtrirë mandej në të gjithë vendin.

Përveç burgut, djemtë e Rrapush Xhaferrit detyrohen ligjërisht të kthejnë edhe 12 milionë dollarë dëmshpërblim, vendim të cilin ata e kanë paditur në Gjykatën e Lartë.

Rrapush Xhaferri mbahet mend edhe si ish-president i klubit të futbollit të Lushnjës, që solli në vitin 1996 të parin trajner të huaj në Shqipëri, kampionin e botës me Argjentinën, Mario Kempes, i cili e drejtoi Lushnjën derisa edhe ky ekip u shemb bashkë me piramidën që kishte ngritur.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.