☁️
Tiranë 8°C · Vranët 19 March 2026
S&P 500 6,625 ▼1.36%
DOW 46,225 ▼1.63%
NASDAQ 22,152 ▼1.46%
NAFTA 97.92 ▲2.58%
ARI 4,837 ▼1.22%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1492 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9083 EUR/ALL 96.0266 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4691 EUR/TRY 50.8329 EUR/JPY 183.35 EUR/CAD 1.5761 EUR/USD 1.1492 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9083 EUR/ALL 96.0266 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4691 EUR/TRY 50.8329 EUR/JPY 183.35 EUR/CAD 1.5761
₿ CRYPTO
BTC $71,090 ▼ -4.15% ETH $2,196 ▼ -5.85% XRP $1.4620 ▼ -3.92% SOL $90.2300 ▼ -4.9%
S&P 500 6,625 ▼1.36 % DOW 46,225 ▼1.63 % NASDAQ 22,152 ▼1.46 % NAFTA 97.92 ▲2.58 % ARI 4,837 ▼1.22 % S&P 500 6,625 ▼1.36 % DOW 46,225 ▼1.63 % NASDAQ 22,152 ▼1.46 % NAFTA 97.92 ▲2.58 % ARI 4,837 ▼1.22 %
EUR/USD 1.1492 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9083 EUR/ALL 96.0266 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4691 EUR/TRY 50.8329 EUR/JPY 183.35 EUR/CAD 1.5761 EUR/USD 1.1492 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9083 EUR/ALL 96.0266 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4691 EUR/TRY 50.8329 EUR/JPY 183.35 EUR/CAD 1.5761
19 Mar 2026
Breaking
Kosova

Arrestohet Dardan Molliqaj

Sot, rreth orës 09:20, në Aeroportin e Prishtinës, sekretarit organizativ të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Dardan Molliqajt, i është ndaluar udhëtimi për në Zvicër, dhe është arrestuar nga Policia e Kosovës. Aktualisht Dardan Molliqaj po dërgohet në njërin prej stacioneve policore në Prishtinë.

Kështu njofton lëvizja Vetëvendosje.

“Dhuna policore e ushtruar më 27 janar, arrestimet masive të qytetarëve pas kësaj proteste, dhuna psikologjike e ushtruar para protestës së 18 prillit, kërcënimet ndaj mësimdhënësve grevistë, dhe së fundi arrestimi i Dardan Molliqajt, flasin për përpjekjen e vazhdueshme të Qeverisë që t’i shtypë dhunshëm protestat qytetare”, thuhet në komunikatë, transmeton Telegrafi.

Sipas VV-së, Qeveria, në vend që të merret seriozisht me kërkesat e drejta të qytetarëve protestues dhe t’i plotësojë ato, po i arreston protestuesit duke e vazhduar kështu përndjekjen e kërcënimin ndaj qytetarëve, në mbrojtje të shtetit të kapur.

“Lëvizja VETËVENDOSJE! kërkon me ngulm që Dardan Molliqaj të lirohet menjëherë si dhe paralajmëron Qeverinë që me metoda të tilla represive nuk do të arrijë shtypjen e pakënaqësisë së madhe të qytetarëve”, thuhet në komunikatë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.