Arrestohet këngëtari Don Omar
Këngëtari Don Omar është arrestuar në Porto Riko me akuzën e dhunës në familje.
36-vjeçari u ndalua nga policia të mërkurën në mëngjes në Vega Alta pasi sipas mediave lokale ka kërcënuar të dashurën e tij 26-vjeçare, emri i së cilës nuk bëhet i ditur.
Shefi i seksionit kundër Dhunës në Familje në Bayamon, Aimee Alvarado, tha se hetimet janë në hapat e para dhe do të merren parasysh denoncime të mëparshme të të dashurës së kantautorit latin.
“Klienti im nuk e di pse është arrestuar. Ai ka pesë ditë që nuk e takon partneren e tij”, tha avokati i 36-vjeçarit.
Don Omar, emri i vërtetë i të cilit është William Landron, vitet e fundit i është futur rrugës së kinematografisë duke qenë pjesë e kastit të dy filmave të sagës ‘Fast And Furious’.