☁️
Tiranë 15°C · Vranët 31 March 2026
S&P 500 6,344 ▼0.39%
DOW 45,216 ▲0.11%
NASDAQ 20,795 ▼0.73%
NAFTA 103.18 ▲0.29%
ARI 4,586 ▲0.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $66,163 ▼ -1.93% ETH $2,019 ▼ -1.75% XRP $1.3083 ▼ -3.03% SOL $80.5700 ▼ -4.25%
S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 103.18 ▲0.29 % ARI 4,586 ▲0.62 % S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 103.18 ▲0.29 % ARI 4,586 ▲0.62 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Kronika

Artan Didi sqaron deklaratën se nuk e ka takuar Doshin në zyrën e tij

Drejtori i Poicisë së Shtetit, Artan Didi, ka sqaruar një deklaratë të bërë nga ana e tij ku shprehet se, nuk e ka takuar Tom Doshin dhe personin që pretendohet se do ta vriste atë.

didiartanDidi shprehet se ka thënë se në zyrën e tij nuk ka takuar as Doshin dhe as ndonjë vrasës.

Sipas tij, takimi ministri ka sqaruar rrethanat e takimit. Tahiri dje pohoi se takimi mes Durm Bamit, Tomd Doshit dhe Didid ka ndodhur në zyrën e tij te ministrit.

“Referuar disa keqkuptimeve të krijuara nga disa përfaqësues të caktuar të medias, e më pas nga një parti politike, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Z. Didi, sqaron se nuk ka bërë

kurrë ndonjë deklaratë për ndonjë media të caktuar rreth pretendimeve të Z. Doshi.

I pyetur nëpërmjet telefonit nga një gazetare nëse ka takuar në zyrën e tij zotin Doshi ose ndonjë vrasës, Z. Didi është përgjigjur shkurt se në zyrën e tij as ka takuar Z. Doshi e as ndonjë vrasës.

Rrethanat dhe të dhënat rreth kësaj ngjarje, janë sqaruar nga deklarata e bërë nga Ministri i Brendshëm, Z. Saimir Tahiri, ndaj çdo aludim për kontradikta e kundërthënie, është i tepërt dhe i pavend.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, është i vendosur të zbatojë ligjin dhe përmbushë misionin e Policisë së Shtetit për të garantuar siguri dhe barazi para ligjit për të gjithë qytetarët, pa dallim”, thuhet në një deklaratë të Policisë së Shtetit”, citon njoftimi i Drejtorise se Policise se Shtetit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.