Tiranë 17°C · Pjesërisht vranët 03 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 71.52 ▲0.27%
ARI 4,910 ▲2.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $66,855 ▲ +1.02% ETH $2,058 ▲ +1.4% XRP $1.3243 ▲ +2.33% SOL $79.7900 ▲ +2.1%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 71.52 ▲0.27 % ARI 4,910 ▲2.24 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 71.52 ▲0.27 % ARI 4,910 ▲2.24 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
03 Apr 2026
Breaking
Politika

Asambleja e socialistëve mblidhet sot në amfiteatrin e Tiranës, votohen strukturat e reja drejtuese

Pasditja e sotme, e premte 9 tetor, ora 15.30, do ti gjej 300 anëtarët e asamblesë kombëtare socialiste, të ulur në shkallët e amfiteatrit të Tiranës.
Do të jetë një asamble nga ku do të votohen strukturat drejtuese të partisë në pushtet kjo në funksion të performancës për betejën e 25 prillit.

Është zgjedhur amfiteatri Tiranës për këtë mbledhje në zbatim të masave anti-covid. Nuk pritet ndonjë surprizë pasi detyrat e kësaj asambleje i ka përcaktuar kongresi i fund shkurtit.

Antarëve të asamblesë do tu duhet të votojnë për kryesinë e re të PS si dhe sekretariatin ekzekutiv të partisë. Me votim të fshehtë do të zgjidhet edhe sekretari i përgjithshëm i PS.

Fjala e krye-socialistit Rama, përpara asamblesë do të përcjellë tone të forta organizative, për zgjedhjet parlamentare, në arritjen e objektivit të marrjes të 74 mandateve.

Në të shkuarën Edi Rama nga mbledhjet e asamblesë ka anoncuar ndryshime të kabinetit qeverisës. Por a do të bëj Edi Rama kurban këtë të premte, disa prej ministrave të qeverisë aktuale? Gjithçka mbetet e hapur duke ia shtuar ethet e shkarkimit më së shumti, disa prej ministrave me pak, apo askap kontribut në Partinë Socialiste.

Axhenda e Asamblesë së PS-së
Pjesa e parë
Hapja e mbledhjes.
Fjala e Kryetarit të Partisë dhe Kryeministrit, Edi RAMA.
Propozimi dhe zgjedhja e organeve drejtuese të Partisë.

Pjesa e dytë
Projekt-Rregullore për organizimin dhe zhvillimin e fushtaës ”Zgjidh deputetin tënd”;
Miratimi i Librit të Rregullave të Partisë:
Projekt -rregullore: “Organizimi dhe funksionimi i AK të Partisë” ;
Projekt- rregullore: “Organizimi dhe funksionimi i Kryesisë së Partisë”;
Projekt-rregullore: “Organizimi dhe funksionimi i Sekretariatit Ekzekutiv të Partisë”;
Projekt-rregullore: “Komisioni i Garancive Statutore dhe Etikës”;
Projekt-rregullore: “Kryefinancieri dhe Këshilli i Mbikëqyrjes Financiare të Partisë”;
Projekt-rregullore: “Strukturat organizative vendore të Partisë”;
Projekt-rregullore: “Grupi i këshilltarëve socialistë në bashki”;
Projekt-rregullore: “Strukturat elektorale vendore”;
Projekt-rregullore: “Kodi i Etikës në Parti”;
Projekt-rregullore: “Kodi i Zgjedhjeve në Parti”;
Projekt-rregullore: “Votëbesimi në parti”;
Projekt-rregullore: “Marrëdhëniet e partisë me Organizatat e tjera”;
Projekt-rregullore: “Dokumentacioni në parti dhe administrimi i tij”;

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.