☁️
Tiranë 16°C · Vranët 03 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 71.52 ▲0.27%
ARI 4,910 ▲2.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $66,921 ▲ +0.69% ETH $2,060 ▲ +1.06% XRP $1.3169 ▲ +1.06% SOL $80.0000 ▲ +1.54%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 71.52 ▲0.27 % ARI 4,910 ▲2.24 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 71.52 ▲0.27 % ARI 4,910 ▲2.24 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
03 Apr 2026
Breaking
Kronika

Atentat në lagjen 14 në Durrës, vriten dy persona, policia identifikon makinën e autorëve

Dy persona kanë mbetur të vrarë në Durrës mbrëmjen e sotme. Ka pasur të shtëna me armë zjarri në lagjen 14, Shkozet dhe dy persona të identifikuar si Anxhelo Avdia, 24 vjeç dhe Dorian Shkoza, 35 vjeç kanë mbetur të vdekur. Sipas policisë, dyshohet se është qëlluar nga një automjet në lëvizje.

Ndërkohë janë ngritur disa postblloqe për kapjen e autorëve. Pika kontrolli janë ngritur edhe nga DVP Tiranë e Fier në aksin rrugor Durrës-Tiranë e Durrës-Lushnjë.

Dorian Shkoza ishte baba i dy fëmijëve dhe ishte pronar i një servisi makinash. Ai mësohet se ka qenë i dënuar me 8 vite burgim për trafik të lëndëve narkotik dhe ishte subjekt i OFL. Ndërsa viktima tjetër, 24-vjeçari Anxhelo Avdiaj, kishte pak kohë që ishte kthyer nga Anglia.

Informacion paraprak

Më datë 02.03.2020, rreth orës 18:55, në lagjen nr. 14, Nishtulla, Durrës, në rrugën afër tregut të perimeve, në rrethana akoma të paqarta kanë humbur jetën shtetasit D. Sh, 35 vjeç dhe A. A, dyshohet me armë zjarri.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbrritur forca të shumta policie, si dhe grupi hetimor. Janë ngritur pika kontrolli dhe është rrethuar zona në një perimetër të gjerë.

Pika kontrolli janë ngritur edhe nga DVP Tiranë e Fier në aksin rrugor Durrës-Tiranë e Durrës-Lushnjë. Në mbështetje të Policisë vendore janë nisur dhe grupe të FNSH-së së Tiranës, për krehjen e zonës.

Paraprakisht dyshohet se është qëlluar nga një automjet në lëvizje. Shërbimet e Policisë kanë mundur të identifikojnë targat dhe janë vënë në ndjekje të autorëve.

Për zbardhjen e ngjarjes, në ndihmë të grupit hetimor po shkojnë specialistët e Krimeve të Rënda në Departamentin e Policisë Kriminale.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet në vendngjarje, duke grumbulluar dhe fiksuar çdo provë sado të vlefshme që do t’i shërbejë zbardhjes së ngjarjes.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.