🌤️
Tiranë 14°C · Kryesisht kthjellët 03 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 71.52 ▲0.27%
ARI 4,910 ▲2.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $67,167 ▲ +0.69% ETH $2,067 ▲ +0.8% XRP $1.3199 ▲ +0.35% SOL $80.0300 ▲ +0.73%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 71.52 ▲0.27 % ARI 4,910 ▲2.24 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 71.52 ▲0.27 % ARI 4,910 ▲2.24 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
03 Apr 2026
Breaking
Bota

Austria, më pak refugjatë: Të gatshëm të marrim 37.500 persona

Pranimi pa kufi i refugjatëve është praktikisht i pamundur, deklaroi në një intervistë për “Deutsche Welle” ministri i Jashtëm i Austrisë, Sebastian Kurz.

Kritika të ashpra nga fqinjët e saj jugorë pasuan kërcënimet e Austrisë për mbyllje të kufirit. Por, me doza të lehta ironie, kryediplomati austriak tha se, vendi i tij i pranon me kënaqësi këshillat nga ato shtete që japin kontribut shumë të madh.

“Problemi është se ka vetëm një vend në Europë që ka marrë për frymë popullsie më shumë refugjatë se ne, Suedia”, kujtoi ai.

Sllovenia vitin e fundit pranoi vetëm 1.000 vetë, Çekia shumë më pak se aq, në Serbi nuk ka aplikuar pothuajse asnjë për azil, në Kroaci ka pasur vetëm disa qindra kërkesa, në Austri ndërkohë, aplikimet për azil janë 90.000.

“Ajo që përpiqem unë është të arrij një mirëkuptim, sepse ne nuk mund të strehojmë edhe 90.000 vetë. Thjesht duhet vendosur një maksimum. Jemi të gatshëm që këtë vit të marrim 37.500 vetë, që për çdo rast janë më shumë se të gjitha vendet përgjatë rrugës së refugjatëve së bashku. Po nuk pati një zgjidhje europiane të çështjes, nuk na mbetet gjë tjetër veçse të kufizojmë fluksin e njerëzve në Austri”, deklaroi Kurz.

Sa për shqetësimin e vendeve të Ballkanit perëndimor, se në këtë situatë perspektiva e tyre europiane po bëhet gjithnjë e më e largët, Kurz thekson se Austria po bën çdo gjë që është e mundur për të mbështetur rrugën e tyre drejt BE-së.

“Unë mendoj se kush e njeh zonën, e di se baza për paqen dhe sigurinë në rajon është siguria evropiane”, arsyeton ai. Në qoftë se nuk ka perspektiva të tilla europiane, atëherë do të ketë një zhvillim negativ në rajon dhe pasojat do t’i vuanin më së shumti Gjermania, Austria dhe vendet e Europës qendrore”, vijoi ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.