🌤️
Tiranë 20°C · Kryesisht kthjellët 04 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $67,148 ▲ +0.19% ETH $2,052 ▼ -0.59% XRP $1.3118 ▼ -0.74% SOL $80.2300 ▲ +0.23%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
04 Apr 2026
Breaking
Kosova

Austria ngre zërin për Kosovën: Hiqni vizat urgjent, ç`kërkoni më prej tyre

Austria prej kohësh është shfaqur si mbështetëse e fortë e Kosovës, e sinjali më i fundit i këtij qëndrimi të saj erdhi nga eurodeputeti austriak, Lukas Mandl.
Përmes një postimi në Twitter, Mandl deklaroi prerazi se  liberalizimi i vizave për Kosovën është urgjent dhe i një rëndësie kyçe.

Në programin qeverisës të Gjermanisë në mënyrë eksplicite përmendet liberalizimi i vizave për Kosovën. Kjo është urgjente dhe e rëndësishme. Kriteret janë përmbushur për një kohë të gjatë. Parlamenti Evropian dhe Komisioni Europian kanë rënë dakord prej kohës dhe duhet mbështetje e plotë parlamentare”, ka shkruar Mandl.

Disa ditë më parë, ministri Federal i Austrisë për Çështjet Europiane dhe Ndërkombëtare, Michael Linhart në takimin që ka zhvilluar me ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovë, Donika Gërvalla u shpreh se Vjena do ta mbështesë Kosovën në të gjitha proceset, e sidomos në atë të liberalizimit të vizave.

Ndërkohë, edhe gjatë  tensioneve të krijuara në veriun e Kosovës në shtator, ministri i brendshëm austriak Karl Nehammer mbajti qartazi krahun e Prishtinës, duke deklaruar se qeveria kosovare po ofronte siguri dhe qartësi për situatën e krijuar dhe se Kosova ka përkrahjen e shtetit austriak dhe të Bashkimit Europian.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.