☁️
Tiranë 11°C · Vranët 02 April 2026
S&P 500 6,575 ▲0.72%
DOW 46,566 ▲0.48%
NASDAQ 21,841 ▲1.16%
NAFTA 104.16 ▲4.04%
ARI 4,716 ▼2.02%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $66,857 ▼ -1.67% ETH $2,072 ▼ -1.29% XRP $1.3138 ▼ -2.07% SOL $79.0300 ▼ -5.05%
S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 104.16 ▲4.04 % ARI 4,716 ▼2.02 % S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 104.16 ▲4.04 % ARI 4,716 ▼2.02 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
02 Apr 2026
Breaking
Bota

Avioni i “Air Asia”, raporti: Rrëzimi nga një defekt teknik

Raporti përfundimtar mbi rrëzimin e avionit të Air Asia vitin e kaluar në detin e Javës tregon se, tragjedia ajrore ku humbën jetën 162 vetë ishte pasojë e një difekti teknik, por edhe veprimeve të mëpasshme të ekuipazhit.

Komiteti i Sigurisë së Transportit në Indonezi doli në këtë përfundim pas një hetimi 12-mujor. Problemi fillestar rezulton të ketë qenë në sistemin kompjuterik të avionit.

Ngjitja e një pjesëze të vogël elektronike që ndihmon kontrollin e timonit ishte shkëputur, çka bëri që pilotëve t’u lëshoheshin 4 sinjale paralajmëruese.

Ekuipazhi u përpoq ta zgjidhte ngërçin duke ristartuar kompjuterin, çka nxorri jashtë loje pilotin automatik e pas kësaj, mjeti doli krejtësisht jashtë kontrollit.

Raporti rrëzon kësisoj njërën prej teorive kryesore të aksidentit, atë të rënies prej kushteve tepër të këqija atmosferike në zonë. Fluturimi QZ8501 ishte rrugës nga Surabaja e Indonezisë për në Singapor kur u zhduk nga radarët 28 dhjetorin e vitit të kaluar.

Shumë prej personave në bord po udhëtonin që të kalonin festat e fundvitit me familjet. Ngjarja e rëndë ushqeu edhe më shumë zërat që kishin nisur ta quanin 2014-n “vitin e tragjedive” për industrinë e aviacionit, ndër të cilët më e rënda ishte ajo e fluturimit të zhdukur MH370.

Por rasti i airbusit A320-200 të rrëzuar në ujërat e Javës përbën një fatkeqësi gati të paralajmëruar: i njëjti problem kishte ndodhur jo pak, por plot 23 herë gjatë vitit që shkoi dhe rindezja e sistemit ishte një nga metodat e përdorura rëndom për zgjidhjen e tij.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.