“Ishte kënaqësi për t’ju takuar dhe për të pasur një shkëmbim idesh në çështje të ndryshme. Në këto dekada NATO është zona më e sigurt e paqes dhe prosperitetit. Shqipëria luan një rol të rëndësishëm në NATO, duke përfshirë luftën kundër terrorizimit. Jemi krenarë për gratë dhe burrat që shërbejnë për sigurinë. Baza e Kuçovës është një vlerë e shtuar për të gjithë rajonin. Më kujtohet kur firmosa iniciativën e Kartës së Adriatikut, ne jemi krenar që ky proces është i suksesshëm dhe po vjen duke u zgjeruar. E drejta e Kosovës për të transformuar forcën e saj në ushtri është një burim sigurie në rajon. Duhet ta mbajmë Ballkanin si një zonë të bashkuar drejt perëndimit”-tha Ilir Meta.
Gjithashtu Ilir Meta foli edhe për aspiratat e Shqipërisë në rrugën e saj europiane dhe dëshirën e palëkundër që ka populli shqiptar për t’u bërë pjesë e BE-së.
“Ashtu siç e kemi bërë të qartë edhe gjatë takimit që pata dy ditë më parë me Presidentin e Maqedonisë së Veriut, ne jemi të vendosur në përpjekjet tona për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Ne jemi një vend anëtar i besueshëm i NATO-së dhe kemi besim për anëtarësim në BE”-theksoi ai.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.