🌧️
Tiranë 11°C · Shi i lehtë 02 April 2026
S&P 500 6,575 ▲0.72%
DOW 46,566 ▲0.48%
NASDAQ 21,841 ▲1.16%
NAFTA 106.29 ▲6.16%
ARI 4,631 ▼3.79%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $66,710 ▼ -3.51% ETH $2,050 ▼ -4.53% XRP $1.3164 ▼ -3.57% SOL $79.3600 ▼ -6.07%
S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 106.29 ▲6.16 % ARI 4,631 ▼3.79 % S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 106.29 ▲6.16 % ARI 4,631 ▼3.79 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
02 Apr 2026
Breaking
Kosova

Bardhyl Meta thërret për “mobilizim”

bardhyl-meta-th-euml-rret-p-euml-r-ldquo-mobilizim-rdquo_hdKandidati i që nuk arriti t’i marrë votat e mjaftueshme për t’u bërë pjesë e legjislativit të ardhshëm nga LDK, Bardhyl Meta, ka thënë se “kosovarët, menjëherë, duhet të mobilizohen më fuqishëm se gjithherë më parë – rreth Kauzës së radhës – t’i japin tash e menjëherë kuptim dhe përmbajtje fisnike: Lirisë, Demokracisë dhe Pavarësisë”.

“Mirëmjesi Kosovarë,

Një diell i këndshëm mëngjesi, po e ngroh sot vendin…, kurse mua, nuk e di pse mu kujtua, viti 1989 ajo vërsulja shizofrene e fashizoide e aparaturës milosheviqiane, dhe përballë – Kosovarët që marshonin fuqishëm në protesta dhe në ato grevat legjendare të minatorëve të Trepçës…

Pastaj mu shpërfaq 1998-a e Jasharajve – sikur edhe marshi i grave Kosovare për t’shkuar në ndihmë n’Prekaz…! Pastaj tutje më erdhi nepër mend, edhe një retro tjetër, gjithaq finike – pajtimi i gjaqeve dhe Anton Çeta – ajo përballje e Kosovarëve me vet’veten, e me t’metat vetanake…!

Dielli që po e ngroh sot vendin, ndërkaq, sikur më trandi edhe një herë e m’tha:
Kosovarët janë shampion – dhe ia dalin gjithherë matanë, gjithherë – edhe ne luftëra kundër zaptuesve të huaj, sikur edhe në përballje me prapa’mbetjen e vet, e t’kastave dhe konjukturave vetanake – burokratike e zaptuese…

Atëherë, si mund të jetë pesimist e të dyshojë në vet’veten – një popull kaq i vogël – por fisnik – e të jetë pesimist e të dyshojë në vet’veten – një popull që fitoi lirinë dhe krijoi shtetin, në konditat më të pa favorshme të globit…

Dhe si mund të jetë pesimist për të ardhmen e vet të afërt, një popull që meritoi por edhe arriti të fitojë – admirimin dhe solidaritetin e pothuaj gjithë globit (1999) – n`kauzën e tij për Liri, Demokraci e Pavarësi! Si?

Kosovarët, menjëherë, duhet të mobilizohen më fuqishëm se gjithherë më parë – rreth Kauzës së radhës – t’i japin tash e menjëherë kuptim dhe përmbajtje fisnike: Lirisë, Demokracisë dhe Pavarësisë… ta mundin t’keqen Qeverisëse – e cila po na i vret andrrat!

Ejani, që së bashku, çdo njeri aty ku frymon – t’ia kthejmë vendit krenarinë dhe dinjitetin.
T’ia kthejmë dinjitetin Lirisë, Shtetit tonë, Demokracisë e Pavarësisë…
Kosovarët dinë dhe munden, dhe e dinë edhe bota, se ata n’përballje, gjithherë dalin faqebardhë…
Një ditë të bukur të gjithëve…”, (sic) ka shkruar Meta në Facebook.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.