Politika

Basha: PD nuk do të jetë alibi e Ramës për të shtënë në dorë drejtësinë

Kreu i PD-së, Lulzim Basha i është përgjigjur kundërshtarit të tij politik se PD nuk ka frikë nga drejtësia, dhe këtë e ka vërtetuar me votën e 22 korrikut. PD, tha ai nuk do të jetë kurrë alibia e Edi Ramës që të ketë në dorë drejtësinë.

“Fabula e fundit është që Edi Rama po e bën gjithë këtë jo për të ruajtur karrigen e tij dhe privilegjet e pushtetit që t’i përdor për të prishur e kapur zgjedhjet e shqiptarëve por se ai do të bëjë drejtësinë, shtetin. Për një kohë të gjatë, se këtu është vendi ku hapim shpirtin apo jo, për një kohë të gjatë dhe na kanë kompleksuar duke thënë ne e duam reformën. Por kam realizuar falë jush dhe kemi realizuar se sa e kotë është të jesh civil dhe sa e dëmshme të jesh defensiv përballë të keqes. Që ne e duam reformën në drejtësi këtë e kemi provuar me vton tonë të 22 korrikut dhe nuk kanevojë as t ahtmei dhe as ta mbrojmë më. Sot është dita ti them Edi Ramës dhe kujtdo që e mbështet në këtë komplot kundër lirive të shqiptarëve me çfarëdo pasaporte të ketë se kurrë, kurrë, kurrë Edi Rama nuk do ta ketë në dorë drejtësinë shqiptare. Se PD nuk do të jetë kurrë alibia që Edi Rama dhe kriminelët të shtijnë në dorë drejtësinë shqitpare. Reformë në drejtësi alla Shullaz nuk ka për të patur kurrë”, tha Basha.

Basha tha se Rama ka frikë nga beteja elektorale si palë e barabartë. “Ka frikë të vijë në betejën elektorale si palë e barabartë, sepse Edi Rama pa krimin pa drogën dhe paratë e koncesioneve dhe tenderave korruptivë është jo i humbur por i shkatërruar para gjykimit popullor me votë”, tha Basha.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button