☁️
Tiranë 9°C · Vranët 19 March 2026
S&P 500 6,625 ▼1.36%
DOW 46,225 ▼1.63%
NASDAQ 22,152 ▼1.46%
NAFTA 98.70 ▲3.39%
ARI 4,839 ▼1.17%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
₿ CRYPTO
BTC $71,130 ▼ -3.79% ETH $2,199 ▼ -5.11% XRP $1.4601 ▼ -3.76% SOL $89.9700 ▼ -4.83%
S&P 500 6,625 ▼1.36 % DOW 46,225 ▼1.63 % NASDAQ 22,152 ▼1.46 % NAFTA 98.70 ▲3.39 % ARI 4,839 ▼1.17 % S&P 500 6,625 ▼1.36 % DOW 46,225 ▼1.63 % NASDAQ 22,152 ▼1.46 % NAFTA 98.70 ▲3.39 % ARI 4,839 ▼1.17 %
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
19 Mar 2026
Breaking
Politika

Basha: Shqipërisë i është prishur “motori” i ekonomisë

Që kur Edi Rama foli për makinën me një timon, batutat me makina janë bërë trend i kësaj fushate elektorale.
“Të votosh për Edi Ramën i bie sikur të është prishur makina, ta çosh në garazh dhe ky ta kthejë me një dorë bojë tjetër pa e rregulluar motorin”, deklaroi këtë të enjte kryetari i PD, Lulzim Basha.
Basha tha se Shqipërisë i është prishur motori i ekonomisë, i cili funksionon vetëm për disa klientë të kryeministrit, por jo për shqiptarët.
“Nuk ka nevojë as t’jua them unë, as Edi Rama, por fakti që Rama thotë se ekonomia është rritur dhe ju nuk e kuptoni. Është tregues se sa jashtë realitetit është njeriu që do që të jetë kryeministër për 4 vitet e arshshme”, tha Basha.
Oferta e kreut të PD është ajo që e quan “Republika e re”, shteti që do të punojë për qytetarët e vetë, pa lënë jashtë vëmendjes me të pamundurit.
“Do të thotë pension mininal prej 25 mijë lekë për pensionistë, pagesë të energjisë elektrike dhe faturave të ujit për familjet me ndihmë ekonomike”, nënvizoi Basha.
Fushata në Vaun e Dejës, Pukë dhe Fushë Arrëz përkoi me festën e fëmijëve, për të cilët Republika e re premton një investim të rëndësishëm.
“Republika e re do të garantojë brenda 4 viteve drekën falas në sistemin arsimor publik dhe pas dreke aktivitete deri në orën 16”, tha Basha.
Sipas planit të opozitës, ulja e taksave në 9 për qind dhe anulimi i konçesioneve në shëndetësi do të gjenerojnë rreth 1 miliard euro.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.