🌤️
Tiranë 27°C · Kryesisht kthjellët 26 July 2026
S&P 500 7,412 ▲0.05%
DOW 51,947 ▲0.46%
NASDAQ 24,976 ▼0.64%
NAFTA 89.31 ▼3.12%
ARI 4,071 ▲0.51%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1379 EUR/GBP 0.8540 EUR/CHF 0.9301 EUR/ALL 93.8871 EUR/MKD 61.4942 EUR/RSD 117.4391 EUR/TRY 53.8472 EUR/JPY 186.37 EUR/CAD 1.6023 EUR/USD 1.1379 EUR/GBP 0.8540 EUR/CHF 0.9301 EUR/ALL 93.8871 EUR/MKD 61.4942 EUR/RSD 117.4391 EUR/TRY 53.8472 EUR/JPY 186.37 EUR/CAD 1.6023
₿ CRYPTO
BTC $64,368 ▲ +0.54% ETH $1,881 ▲ +1.31% XRP $1.0984 ▲ +0.92% SOL $74.8700 ▲ +1.38%
S&P 500 7,412 ▲0.05 % DOW 51,947 ▲0.46 % NASDAQ 24,976 ▼0.64 % NAFTA 89.31 ▼3.12 % ARI 4,071 ▲0.51 % S&P 500 7,412 ▲0.05 % DOW 51,947 ▲0.46 % NASDAQ 24,976 ▼0.64 % NAFTA 89.31 ▼3.12 % ARI 4,071 ▲0.51 %
EUR/USD 1.1379 EUR/GBP 0.8540 EUR/CHF 0.9301 EUR/ALL 93.8871 EUR/MKD 61.4942 EUR/RSD 117.4391 EUR/TRY 53.8472 EUR/JPY 186.37 EUR/CAD 1.6023 EUR/USD 1.1379 EUR/GBP 0.8540 EUR/CHF 0.9301 EUR/ALL 93.8871 EUR/MKD 61.4942 EUR/RSD 117.4391 EUR/TRY 53.8472 EUR/JPY 186.37 EUR/CAD 1.6023
26 Jul 2026
Breaking
Politika

Basha: Shqiptarët e Luginës së Preshevës interes madhor kombëtar

Kryetari i PD Lulzim Basha u takua me homologun Ragmi Mustafa nga Lugina e Preshevës, i cili drejton dhe komunën atje. Basha tha se shqioptarët e luginës janë interes madhor kombëtar, si një detyrim kushtetues dhe politk i demokratëve të Shqipërisë. Në një takim me Ragmi Mustafën, kryetarin e Komunës së Preshevës dhe të Partisë Demokratike Shqiptare atje, Lulzim Basha tha se të dy forcat politi8ke kanë një bashkëpunim për objetiva afatgjata e afashkurtra.

 “Është një bashkëpunim për interesat dhe objektivat afatshkurtra dhe afatgjata strategjike të shqiptarëve të Preshevës si një interes madhor kombëtar, si një detyrim kushtetues dhe politik i Partisë Demokratike të Shqipërisë”, tha Basha.
Në përgjigje të interesit të medias nga Presheva, Basha i bëri thirrje qeverisë t’u përmbahet premtimeve për Luginën.
 “Qeveria e Shqipërisë duhet të angazhohet me vepra dhe jo me fjalë, me programe të financuara dhe jo me spektakle. Ky është pozicioni im si lider i opozitës sot dhe ky do të jetë prioriteti im si kryeministër nesër”, deklaroi ai.
Zoti Mustafa tha se Presheva gjithmonë i mban sytë nga Tirana dhe Prishtina zyrtare. Prej bashës ai ka kërkuar lobim ndërkombëtar. “Për këtë sigurisht që kryetari Basha duke patur mundësinë e frekuentimit nëpër vendet e Europës Perëndimore do të lobojë për Luginën e Preshevës, do të lobojë për komunën e Preshevës në mënyrë që të jetë një shpërndarje e përgjegjësive proporcionale si për shqiptarët e Shqipërisë por edhe për Luginën  Preshevës sepse është obligim kushtetues i Republikës së Shqipërisë”, tha Mustafa.
Mustafa vlerësoi gjithcka Shqipëria ka mundur të bëjë për interesat e shqiptarëeve në Luginë, duke nënvizuar mundësinë që Partia Demokratike e Shqipërisë nën qeverisjen e saj u dha të rinjve preshevarë për të studiuar në Tiranë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.