🌧️
Tiranë 12°C · Shi i lehtë 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 97.39 ▲0.96%
ARI 3,928 ▼1.05%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $76,500 ▼ -2.31% ETH $2,246 ▼ -1.83% XRP $1.2479 ▼ -0.42% SOL $91.5100 ▼ -3.32%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 97.39 ▲0.96 % ARI 3,928 ▼1.05 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 97.39 ▲0.96 % ARI 3,928 ▼1.05 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Bota

CNN: SHBA ndal përkohësisht sulmet ndaj Iranit, Vance dhe gjenerali Caine paralajmërojnë për rreziqet

– Administrata e presidentit amerikan Donald Trump ka vendosur të pezullojë përkohësisht fushatën e bombardimeve ndaj Iranit, ndërsa brenda Shtëpisë së Bardhë janë ngritur shqetësime për pasojat e një zgjerimi të mëtejshëm të konfliktit në Lindjen e Mesme.

Sipas një raportimi të CNN, duke cituar burime amerikane të njohura me diskutimet në administratë, zëvendëspresidenti amerikan JD Vance dhe kreu i Shtabit të Përbashkët të Ushtrisë amerikane, gjenerali Dan Caine, kanë paralajmëruar presidentit Trump për rreziqet e një përshkallëzimi të mëtejshëm ushtarak ndaj Iranit.

Një nga shqetësimet kryesore lidhej me rezervat amerikane të municioneve të mbrojtjes ajrore. 

Gjenerali Caine i ka bërë të ditur Trumpit se ushtria amerikane kishte kapacitetet për të vijuar operacionet e urdhëruara, por një fushatë e zgjatur mund të ushtronte presion të madh mbi arsenalin ushtarak dhe kapacitetet mbrojtëse të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Përveç çështjes së rezervave ushtarake, zyrtarët amerikanë kanë shprehur shqetësime edhe për rrezikun që konflikti mund të zgjerohej në rajon, duke përfshirë pasoja më të gjera për sigurinë në Lindjen e Mesme dhe stabilitetin ndërkombëtar.

Pezullimi i sulmeve nuk është cilësuar si një armëpushim zyrtar. 

Sipas raportimeve, administrata amerikane po vlerëson mundësinë e rikthimit në negociata me Teheranin, ndërsa Trump ka paralajmëruar se operacionet ushtarake mund të rifillojnë nëse nuk arrihet një marrëveshje. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.