🌤️
Tiranë 30°C · Kryesisht kthjellët 26 July 2026
S&P 500 7,412 ▲0.05%
DOW 51,947 ▲0.46%
NASDAQ 24,976 ▼0.64%
NAFTA 89.31 ▼3.12%
ARI 4,071 ▲0.51%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1379 EUR/GBP 0.8540 EUR/CHF 0.9301 EUR/ALL 93.8871 EUR/MKD 61.4942 EUR/RSD 117.4391 EUR/TRY 53.8472 EUR/JPY 186.37 EUR/CAD 1.6023 EUR/USD 1.1379 EUR/GBP 0.8540 EUR/CHF 0.9301 EUR/ALL 93.8871 EUR/MKD 61.4942 EUR/RSD 117.4391 EUR/TRY 53.8472 EUR/JPY 186.37 EUR/CAD 1.6023
₿ CRYPTO
BTC $64,520 ▲ +0.91% ETH $1,883 ▲ +1.48% XRP $1.0992 ▲ +0.93% SOL $75.0200 ▲ +1.42%
S&P 500 7,412 ▲0.05 % DOW 51,947 ▲0.46 % NASDAQ 24,976 ▼0.64 % NAFTA 89.31 ▼3.12 % ARI 4,071 ▲0.51 % S&P 500 7,412 ▲0.05 % DOW 51,947 ▲0.46 % NASDAQ 24,976 ▼0.64 % NAFTA 89.31 ▼3.12 % ARI 4,071 ▲0.51 %
EUR/USD 1.1379 EUR/GBP 0.8540 EUR/CHF 0.9301 EUR/ALL 93.8871 EUR/MKD 61.4942 EUR/RSD 117.4391 EUR/TRY 53.8472 EUR/JPY 186.37 EUR/CAD 1.6023 EUR/USD 1.1379 EUR/GBP 0.8540 EUR/CHF 0.9301 EUR/ALL 93.8871 EUR/MKD 61.4942 EUR/RSD 117.4391 EUR/TRY 53.8472 EUR/JPY 186.37 EUR/CAD 1.6023
26 Jul 2026
Breaking
Kosova

Krerët e institucioneve nderojnë policët e rënë, Kurti: Republika është më e sigurt se kurrë

Krerët e institucioneve të Kosovës kanë bërë homazhe te memoriali i policëve të rënë në krye të detyrës, në Ditën Memoriale të Policëve të Rënë, duke nderuar 24 zyrtarët policorë që humbën jetën gjatë shërbimit.

U.D. e presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se sakrifica e policëve të rënë është pjesë e themelit të lirisë dhe sigurisë së vendit.

“Sot, në Ditën Memoriale të Policëve të Rënë në Detyrë, bëmë homazhe te lapidari i 24 policëve që ranë në krye të detyrës, duke dëshmuar përkushtim ndaj Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj”, ka deklaruar Haxhiu.

Ajo përmendi në veçanti policët Enver Zymeri dhe Afrim Bunjaku, duke thënë se ata ranë duke mbrojtur integritetin territorial, sovranitetin dhe kushtetutshmërinë e Kosovës.

“Në mesin e tyre janë edhe Enver Zymeri e Afrim Bunjaku, të cilët ranë duke e mbrojtur integritetin territorial, sovranitetin dhe kushtetutshmërinë. Sot kujtojmë se liria, siguria dhe sovraniteti i shtetit tonë u ndërtuan edhe mbi sakrificën e policëve të rënë në detyrë”, ka thënë ajo.

Në homazhe mori pjesë edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili tha se dita e sotme përkon me 15-vjetorin e vrasjes së policit Enver Zymeri.

“Prej atje erdhëm këtu te memoriali i policëve të rënë në krye të detyrës. Dita e sotme përputhet me 15-vjetorin e vrasjes së Enver Zymerit, i cili po zbatonte ligjin e Republikës, po mbronte integritetin territorial, po garantonte siguri e paqe për të gjithë pa dallim”, ka deklaruar Kurti.

Ai tha se Zymeri u vra nga, siç u shpreh ai, “dora kriminale e strukturave të Serbisë”, duke e cilësuar atë hero të Kosovës.

“Dora kriminale e strukturave të Serbisë qëlloi për vdekje mbi të dhe që atëherë ai kujtohet si hero i Kosovës, i shtetësisë dhe pavarësisë sonë”, ka thënë Kurti.

Kryeministri në detyrë foli edhe për sfidat me të cilat është përballur Policia e Kosovës ndër vite, duke përmendur dorëheqjen kolektive të rreth 550 pjesëtarëve të komunitetit serb nga Policia e Kosovës në vitin 2022.

“Republika e Kosovës është më e sigurt se kurrë më parë, për shkak se edhe policia është më e fortë se kurrë më parë”, ka deklaruar Kurti.

Sipas tij, gjatë viteve të fundit rreth 200 pjesëtarë të komunitetit serb janë inkuadruar në Policinë e Kosovës. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.