☁️
Tiranë 9°C · Vranët 18 March 2026
S&P 500 6,625 ▼1.36%
DOW 46,225 ▼1.63%
NASDAQ 22,152 ▼1.46%
NAFTA 98.13 ▲2.8%
ARI 4,835 ▼1.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
₿ CRYPTO
BTC $71,182 ▼ -4.3% ETH $2,195 ▼ -5.9% XRP $1.4610 ▼ -4.51% SOL $89.8400 ▼ -5.83%
S&P 500 6,625 ▼1.36 % DOW 46,225 ▼1.63 % NASDAQ 22,152 ▼1.46 % NAFTA 98.13 ▲2.8 % ARI 4,835 ▼1.25 % S&P 500 6,625 ▼1.36 % DOW 46,225 ▼1.63 % NASDAQ 22,152 ▼1.46 % NAFTA 98.13 ▲2.8 % ARI 4,835 ▼1.25 %
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
18 Mar 2026
Breaking
Politika

Basha sulmon Metën: SHPK-ja e tij merr fund më 25 qershor

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha e vijoi fushatën e tij në Krujë. Basha e nisi fjalën e tij me akuzat ndaj Kryeministrit aktual, i cili sipas tij nuk ka mbajtur asnjë premtim, përkundrazi ka bërë të kundërtat e saj që premtoi në vitin 2013. Sipas Bashës, gjatë fushatës së 4 viteve më parë, Rama premtoi uljen e çmimit të energjisë elektrike dhe uljen e taksave, por nuk e bëri.

“Rama rriti çmimin e energjisë kur kishte premtuar uljen e tij, rriti taksat. E vetmja gjë që ka bërë Rama është futja e krimineleve në administratë dhe mbjellja e kanabisit në çdo cep të Shqipërisë. Edi Rama ka 1 javë në fushatë dhe refuzon të flasë për prioritetet e vërteta të shqiptarëve. Refuzon të japë llogari për 300 mijë vendet e punës që premtoi? Sa prej jush këtu në shesh kanë gjetur një vend pune?”, – tha Basha.

Ai u premtoi shqiptarëve se ai do të jetë kryeministri i ekonomisë dhe jo fasadave. “Nëse deputeti nuk ju përgjigjet nuk lufton për të drejtat tuaja, sipas modelit amerikan, ju do të keni të drejtën ta shkarkoni pa mbaruar mandatin. Fijet e pushtetit njëherë e mirë nuk do të tërhiqen nga një grusht politikanësh apo kryetarësh partie, teatri politik, do të marrë fund nuk do të jeni më kurrë kukulla në duart e politikanëve, ju do të keni në dorë politikanët dhe jo ata ju, kjo është Evropa, Amerika, unë i njoh mirë”- tha Basha.

Ai sulmoi hapur edhe Presidentin e zgjedhur, Ilir Meta dhe partisë që deri para pak kohësh drejtohej prej tij, Lëvizjes Socialiste për Integrim. “Kemi dhe një tjetër në këtë mesele, shokun Ilir. Opozita është e bashkuar prej jush nën një sigël Partinë Demokratike ku janë përfshirë të gjithë aleatët. Kurrë nuk ka ndodhur, e gjithë e djathta në një sigël, e gjithë Republika e re në një sigël. Ata i përçau pazari, tepsia, zihen kush e merr timonin. Pazari i fundit i Republikës së vjetër ishte zgjedhja e Presidentit. Rama dhe Meta ia futën me verë, as nuk u pyet njeri, as nuk vendosi njeri,  por tha se dy njerëz me verë dhe peshk zgjodhën Presidentin e ri të Republikës së vjetër”, shtoi ai.

Basha e krahasoi Ilir Metën me “tregtarin i Venedikut,” që siç tha ai, u zgjodh President si akt i fundit i Republikës së vjetër, duke i kërkuar që  ta marrë me qetësi dhe dashuri faktin se “sh.p.k e tij do shkojë drejt falimentimit total më 25 qershor. Pazaret politike marrin fund më 25 qershor”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.