☁️
Tiranë 9°C · Vranët 19 March 2026
S&P 500 6,625 ▼1.36%
DOW 46,225 ▼1.63%
NASDAQ 22,152 ▼1.46%
NAFTA 98.91 ▲3.61%
ARI 4,846 ▼1.03%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
₿ CRYPTO
BTC $71,048 ▼ -3.8% ETH $2,195 ▼ -5.49% XRP $1.4606 ▼ -3.66% SOL $90.1500 ▼ -4.69%
S&P 500 6,625 ▼1.36 % DOW 46,225 ▼1.63 % NASDAQ 22,152 ▼1.46 % NAFTA 98.91 ▲3.61 % ARI 4,846 ▼1.03 % S&P 500 6,625 ▼1.36 % DOW 46,225 ▼1.63 % NASDAQ 22,152 ▼1.46 % NAFTA 98.91 ▲3.61 % ARI 4,846 ▼1.03 %
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
19 Mar 2026
Breaking
Politika

Basha takon Fajon: Zbatimi i vendimeve të Kushtetueses, premisë për dialog

Pa zbatuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk mund të ketë asnjë premisë për dialog të mirëfilltë politik, është shprehur kreu i PD-së, Lulzim Basha gjatë një takimi me eurodeputeten Tanja Fajon.Basha ka theksuar gjatë takimit se Shqipëria ka bërë hapa prapa përsa i përket zbatimit të ligjit, demokracisë, standardit të zgjedhjeve dhe situatës ekonomike.

“Implementimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese në asnjë vend demokratik nuk negociohet por zbatohet, e kjo nuk mund të vihet në diskutim as në Shqipëri. Partia Demokratike nuk tërhiqet dhe se pa zbatuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk mund të ketë asnjë premisë për dialog të mirëfilltë politik”, tha Basha.

Shqipëria dhe stabiliteti i saj, vijoi Basha është e rrezikuar pa zbatimin e ligjit të dekriminalizimit.

“Persona më të shkuar kriminale, si trafikant droge, qeniesh njerëzore etj, janë zgjedhur deputet, kryetarë bashkish, në poste të larta të administratës dhe Policisë së Shtetit. Për këtë, pas një vit diskutimesh e negociatash u miratua ligji për dekriminalizimit ndërsa nënvizoi se pa zbatimin jo vetëm në germë por në shpirt të këtij ligji, demokracia shqiptare është e rrezikuar e bashkë me të edhe stabiliteti i Shqipërisë”, është shprehur Basha.

Partia Demokratike, vijoi kreu i PD-së, qëndron fort për vlerat dhe parimet demokratike, Kushtetutën, zgjedhje të lira dhe të ndershme, drejtësinë e pavarur dhe të pakapur që lufton dhe nuk mbron korrupsionin dhe krimin me lidhje qeveritare.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.