🌧️
Tiranë 10°C · Shi i lehtë 02 April 2026
S&P 500 6,575 ▲0.72%
DOW 46,566 ▲0.48%
NASDAQ 21,841 ▲1.16%
NAFTA 104.99 ▲4.86%
ARI 4,694 ▼2.47%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $66,331 ▼ -2.78% ETH $2,042 ▼ -3.2% XRP $1.3082 ▼ -2.44% SOL $78.7900 ▼ -5.55%
S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 104.99 ▲4.86 % ARI 4,694 ▼2.47 % S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 104.99 ▲4.86 % ARI 4,694 ▼2.47 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
02 Apr 2026
Breaking
Sporti

Bayern gjunjëzon Juven në një ndeshje dramatike, kualifikohet edhe Barça

Bayern Munchen ka kaluar në çerekfinale të Champions League pas një ndeshje dramatike në “Allianz Arena” ndaj Juventusit, duke e mposhtur në 30 minutat e shtesës 4-2, pasi 90 minutëshi i rregullt ishte mbyllur në barazim 2-2, po aq sa kishte përfunduar edhe ndeshja e parë në Torino.
Juventusi zhvilloi një pjesë të parë të shkëlqyer duke mos i lejuar në asnjë raste lojtarët e Bayernit të rrezikonin portën e Buffon, ndërsa me anë të kundërsulmit arritën të shënojnë dy gola. Në fillim Pogba dhe më pas Cuadrado, ishin autorët e dy golave.
Pjesa e parë u mbyll me avantazhon e skuadrës italiane, ndërsa në 45 minutat e dyta ishte një histori krejt tjetër. Tashmë bavarezët treguan fytyrën e tyre të vërtetë, duke mos u dorëzuar deri në sekondën e fundit të ndeshjes. Leëandoëski shkurtoi diferencën në minutën e 73, ndërsa në minutat shtesë, Muller barazoi rezultatin në 2-2.
Edhe ndeshja e parë mes dy ekipeve kishte përfunduar me të njëjtin rezultat dhe tashmë nevojiteshin 30 minutat e shtesës për të vendosur ekipin e kualifikuar në çerekfinale.
Pas pësimit të dy golave, Juventusi dukej i dorëzuar. Alcantara shënoi në minutën e 108 golin e tretë për Bayernin, ndërsa Coman, ish-lojtar i Juventusit vulosi rezultatin në 4-2 në minutën e 110.
Ndërkohë, Barcelona nuk e pati të vështira ta mposhti edhe në ndeshjen e dytë Arsenalin. Neymar, Suarez dhe në fund Messi i dhanë fitoren 3-1 Barcelonës në “Camp Nou”. Për Arsenalin, autor i golit të vetëm ishte Elneny. Edhe në ndeshjen e parë në Londër ishte Barcelona që triumfoi 0-2.
Me Bayernin dhe Barcelonën të kualifikuar këtë të mërkurë plotësohen edhe 8 ekipet çerekfinaliste të këtij sezoni në Champions League.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.