🌤️
Tiranë 33°C · Kryesisht kthjellët 30 August 2026
S&P 500 7,712 ▼0.25%
DOW 53,560 ▼0.02%
NASDAQ 26,402 ▼0.52%
NAFTA 83.40 ▼0.16%
ARI 4,530 ▼2.88%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1607 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9375 EUR/ALL 92.2626 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3110 EUR/TRY 55.9565 EUR/JPY 185.55 EUR/CAD 1.6110 EUR/USD 1.1607 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9375 EUR/ALL 92.2626 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3110 EUR/TRY 55.9565 EUR/JPY 185.55 EUR/CAD 1.6110
₿ CRYPTO
BTC $78,067 ▲ +0.62% ETH $2,457 ▲ +1.03% XRP $1.3916 ▲ +0.75% SOL $104.7400 ▲ +1.37%
S&P 500 7,712 ▼0.25 % DOW 53,560 ▼0.02 % NASDAQ 26,402 ▼0.52 % NAFTA 83.40 ▼0.16 % ARI 4,530 ▼2.88 % S&P 500 7,712 ▼0.25 % DOW 53,560 ▼0.02 % NASDAQ 26,402 ▼0.52 % NAFTA 83.40 ▼0.16 % ARI 4,530 ▼2.88 %
EUR/USD 1.1607 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9375 EUR/ALL 92.2626 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3110 EUR/TRY 55.9565 EUR/JPY 185.55 EUR/CAD 1.6110 EUR/USD 1.1607 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9375 EUR/ALL 92.2626 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3110 EUR/TRY 55.9565 EUR/JPY 185.55 EUR/CAD 1.6110
30 Aug 2026
Breaking
Maqedonia

BDI: Rrjeti korruptiv me kompaninë e afërt me Milorad Dodik është më i thellë

Nga Bashkimi Demokratik për Integrim thonë se Burim Latifi dhe ndërmarrja shtetërore MEPSO nuk është ndalur me vetëm një kontratë, por ka thelluar bashkëpunimin e saj me kompaninë “Elnos BL” nga Republika Srpska e afërt me Millorad Dodikun.

Sipas BDI-së, Burim Latifi dhe MEPSO, në të njëjtën ditë kanë lidhur jo një, por dy kontrata me këtë kompani, duke ngritur pikëpyetje serioze mbi mënyrën dhe transparencën e këtij bashkëpunimi.

“BDI kërkon nga Latifi që të publikojë në mënyrë të hapur dhe transparente vendimin fillestar të organit kompetent, përmes të cilit ndërmarrja ka humbur një kontest shumëmilionësh në dëm të shtetit. Në komunikimet e deritanishme të MEPSO-s dhe subjektit VLEN, nuk është mohuar asnjëherë lidhja që kompanitë pjesë e konsorciumit “Elnos BL” dhe “Kodar Elektromontaža” kanë me figura si Milorad Dodik dhe Aleksandar Vuçiq”.

“Si mbrojtje, ata theksojnë se tenderi i ri është fituar nga një konsorcium i udhëhequr nga kompania kroate “Dalekovod”, e njohur për përvojën e saj ndërkombëtare dhe operimin sipas standardeve më të rrepta evropiane. Megjithatë, në arsyetimet e tyre mbetet e paqartë pse nuk ka asnjë reflektim për rolin e dy kompanive të tjera në këtë konsorcium apo nëse heshtja është e qëllimshme për të shmangur të vërtetën”, thonë nga BDI.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.