☀️
Tiranë 22°C · Kthjellët 04 May 2026
S&P 500 7,230 ▲0.29%
DOW 49,499 ▼0.31%
NASDAQ 25,114 ▲0.89%
NAFTA 103.77 ▲1.8%
ARI 4,570 ▼1.61%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1736 EUR/GBP 0.8636 EUR/CHF 0.9163 EUR/ALL 95.5269 EUR/MKD 61.6946 EUR/RSD 117.3627 EUR/TRY 53.0096 EUR/JPY 184.01 EUR/CAD 1.5939 EUR/USD 1.1736 EUR/GBP 0.8636 EUR/CHF 0.9163 EUR/ALL 95.5269 EUR/MKD 61.6946 EUR/RSD 117.3627 EUR/TRY 53.0096 EUR/JPY 184.01 EUR/CAD 1.5939
₿ CRYPTO
BTC $78,882 ▲ +0.14% ETH $2,337 ▲ +0.39% XRP $1.3949 ▼ -0.29% SOL $84.0400 ▼ -0.18%
S&P 500 7,230 ▲0.29 % DOW 49,499 ▼0.31 % NASDAQ 25,114 ▲0.89 % NAFTA 103.77 ▲1.8 % ARI 4,570 ▼1.61 % S&P 500 7,230 ▲0.29 % DOW 49,499 ▼0.31 % NASDAQ 25,114 ▲0.89 % NAFTA 103.77 ▲1.8 % ARI 4,570 ▼1.61 %
EUR/USD 1.1736 EUR/GBP 0.8636 EUR/CHF 0.9163 EUR/ALL 95.5269 EUR/MKD 61.6946 EUR/RSD 117.3627 EUR/TRY 53.0096 EUR/JPY 184.01 EUR/CAD 1.5939 EUR/USD 1.1736 EUR/GBP 0.8636 EUR/CHF 0.9163 EUR/ALL 95.5269 EUR/MKD 61.6946 EUR/RSD 117.3627 EUR/TRY 53.0096 EUR/JPY 184.01 EUR/CAD 1.5939
04 May 2026
Breaking
Politika

Danimarkë/ Peleshi në Konferencën e Kryetarëve të Parlamenteve të BE-së: Zgjerimi, domosdoshmëri për sigurinë e Europës

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, mori pjesë në Konferencën e Kryetarëve të Parlamenteve të vendeve anëtare të Bashkimit Europian, e zhvilluar në Danimarke, ku u mblodhën drejtues të parlamenteve nga vendet anëtare dhe kandidate për të diskutuar sfidat aktuale dhe të ardhshme të sigurisë së kontinentit dhe të zgjerimit të BE-së.

Gjatë punimeve të konferencës, Kryetari i Kuvendit mbajti fjalë në sesionin e parë me temë: “Europa në një rend botëror që ndryshon: Siguria, zgjerimi dhe roli i parlamenteve”, duke ndarë në fjalën e tij qëndrimet e Shqipërisë mbi zhvillimet gjeopolitike, zgjerimin e BE-së dhe perspektivën europiane të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor.

Në fjalën e tij, Kryetari Peleshi theksoi se Europa ndodhet në një moment kritik, përballë sfidave të shumta si rivaliteti strategjik, kërcënimet hibride, presionet ekonomike dhe konfliktet që ndikojnë drejtpërdrejt sigurinë e kontinentit. Duke iu referuar agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës dhe tensioneve në Lindjen e Mesme, ai nënvizoi se këto zhvillime tregojnë qartë se pasiguria nuk mbetet e izoluar, por përhapet përtej kufijve.

Kryetari Peleshi e cilësoi zgjerimin e Bashkimit Europian si një domosdoshmëri gjeopolitike dhe një instrument kyç për forcimin e stabilitetit dhe sigurisë në kontinent. Sipas tij, lënia e Ballkanit Perëndimor jashtë strukturave europiane krijon hapësira për ndikime të jashtme dhe pasiguri, ndërsa një Europë e bashkuar është më e fortë dhe më rezistente.

Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e një perspektive të qartë dhe të besueshme për vendet e rajonit, duke e konsideruar atë si një nxitje të fuqishme për reforma dhe konsolidimin e institucioneve demokratike. Në këtë kuadër, ai vuri në dukje potencialin që sjell Ballkani Perëndimor për Bashkimin Europian, përfshirë një fuqi punëtore të re, pozicion strategjik dhe burime të rëndësishme energjetike.

Në fjalën e tij, Kryetari i Kuvendit nënvizoi se procesi i zgjerimit duhet të mbetet i bazuar në meritë, por njëkohësisht të mbështetet nga një vullnet i fortë politik nga ana e shteteve anëtare dhe institucioneve europiane, duke paralajmëruar se vonesat e pajustifikuara dobësojnë ndikimin e BE-së në rajon.

Një rol të veçantë ai i kushtoi rolit të parlamenteve, duke theksuar se ato nuk janë vetëm pjesëmarrëse në procesin e integrimit, por aktorë kyç që kontribuojnë përmes miratimit të reformave, mbikëqyrjes së qeverive dhe përfaqësimit të qytetarëve. Ai bëri thirrje për forcimin e bashkëpunimit ndërparlamentar, rritjen e angazhimit politik për zgjerimin dhe përfshirjen më të madhe të qytetarëve në këtë proces.

Duke u ndalur tek Shqipëria, ai theksoi se vendi ynë ka bërë përparim të dukshëm dhe mbetet i përkushtuar ndaj rrugës europiane, duke mbështetur plotësisht politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE-së, si dhe duke kontribuar në misionet ndërkombëtare dhe në NATO si një aleat i besueshëm.

Në përfundim, Kryetari i Kuvendit shprehu shpresën që kjo konferencë të shërbejë si një shtysë konkrete për përshpejtimin e procesit të zgjerimit, duke theksuar se Shqipëria dhe Mali i Zi mbeten ndër vendet pararendëse, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor dhe vendet aspirante si Moldavia dhe Ukraina.

Konferenca në Danimarkë është një platformë e rëndësishme për shkëmbimin e pikëpamjeve ndërmjet liderëve parlamentarë, forcimin e bashkëpunimit dhe koordinimin e qëndrimeve për sfidat që përballet Europa dhe zgjerimi i BE-së, në një rend botëror në ndryshim.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.