Politika

BE-Balla: Delegacioni shqiptar, duhet të fillojnë negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë

Delegacioni i Shqipërisë në Tryezen e Nivelit të Lartë mbi Procesin e Integrimit Europian të Ballkanit Perendimor, përfaqësuar nga PS-PD-LSI, kanë ripërsëritur kërkesën për të filluar axhenden e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë dhe liberalizimit te vizave për Kosovën.

Së bashku me koleget Spaho i PD, Vasili i LSI dhe Kushi e PS, po marrim pjese ne Tryezen e Nivelit te Larte mbi Procesin e Integrimit Europian te Ballkanit Perendimor, deklaroi kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Në fjalën e tij, mbajtur dje në sesionin e parë të Tryezes, Balla është shprehur se Bashkimi Europian do të marrë se shpejti një vendim mbi axhenden e negociatave me qeverine tonë drejt anëtaresimit të Shqiperisë në familjen europiane. Ky është një hap, të cilin shqiptarët, pavaresisht bindjeve apo përkatesise politike, e kanë pritur për më shume se dy dekada.

“Edhe prezenca jone, e te tre kryetarëve të grupeve më të mëdha politike në Kuvendin e Shqipërisë, e konformon këtë mbeshtetje për hapjen sa me shpejt te negociatave. Eshtë përgjëgjësia jonë t’ju informojme mbi hapat e vështira, por të domosdoshem, që ne në Shqipëri kemi marrë dhe po marrim për t’u pergatitur për konformitetin me acquis communautaire. Pavarësisht polarizimit politik si ne çdo vend tjeter të Ballkanit, ne kemi mundur që të miratojme me konsensus reforma të rëndësishme, siç ishte reforma në drejtësi, apo ligje të standardeve europiane, siç ishte ligji për pakicat kombëtare, një shembull për t’u ndjekur edhe për vendet e tjera të rajonit”, është shprehur Balla.

Më tej Balla ka theksuar se “Një vit me parë, Komisioni Europian rekomandoi hapjen e negociatave me Shqiperinë në vleresim të progresit në permbushjen e prioriteteve kyç dhe në varësi te progresit të prekshem dhe te besueshem të reformës në drejtësi, në mënyrë të vecante ri-vleresimi (vetting) i gjyqtareve dhe prokurorëve. Unë e falenderoj Komisionin Europian për angazhimin dhe për mbështetjen që po i jep implementimit të procesit te vetting-ut. Shumë shpejt do te kemi rezultate konkrete, me emra konkrete gjyqtaresh dhe prokurorësh”.

“Ndërkohë, ne kemi marrë përgjegjësine tonë në një hap tjetër. Gjate javëve të fundit, qeveria jone ka miratuar një plan shume ambicioz në luftën kunder krimit të organizuar. Ne i kemi vendosur drejtuesit e grupeve kriminale në shenjestren ndërshkuese te ligjit: “kudo që të fshiheni, ne do t’ju kapim, ne do t’ju arrestojme dhe me besimin tek sistemi i ri i drejtesise për t’ju ndërshkuar me burg”. Ne jemi në nje proces të ndërtimit të një infrastrukture të zbatimit të ligjit në gjithe vendin, me qëllim crrenjosjen e grupeve kriminale dhe parandalimin e infektimit te gjeneratave te reja”, ka thene ai.

Balla është shprehur se “Në lidhje me luftën kundër kultivimit të kanabisit, sic e konfirmoi edhe Gjenerali Screpanti i Guardia, për vitin 2017, Shqipëria kishte vetem 88 plantacione te dyshuara, ose 150 here me pak se nje vit me pare. Pra, Shqipëria nuk është më kryeqyteti europian i kanabisit, sikurse ndonje media kanë patur dëshirën ta quajne. Industria e kanabisit po vdes. Ne jemi te vendosur t’i japim fund, njëherë e përgjithmone, brenda 31 dhjetorit te ketij viti.

“Duke e rifalenderuar Parlamentin Europian për mbeshtetjen, dua të ripërsëris kërkesën tonë për të filluar axhenden e negociatave për anëtarësim. Në përfundim, besoj se shpreh mendimin e të gjitha delegacioneve nga Ballkani, BE duhet t’i jape fund izolimit të qytetarëve të Kosovës dhe të përfshije vendin e vetëm të mbetur në rajonin tonë në marreveshjen e liberalizimit te vizave”, ka theksuar Balla.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button