☀️
Tiranë 14°C · Kthjellët 23 Shtator 2026
S&P 500 7,765 ▼0%
DOW 51,864 ▼0.36%
NASDAQ 27,244 ▲0.45%
NAFTA 89.27 ▼1.38%
ARI 4,367 ▼0.22%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1452 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9399 EUR/ALL 91.4884 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 55.9320 EUR/JPY 180.26 EUR/CAD 1.6093 EUR/USD 1.1452 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9399 EUR/ALL 91.4884 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 55.9320 EUR/JPY 180.26 EUR/CAD 1.6093
₿ CRYPTO
BTC $86,472 ▲ +1.14% ETH $2,757 ▲ +0.86% XRP $1.6235 ▲ +6.79% SOL $118.8700 ▲ +1.79%
S&P 500 7,765 ▼0 % DOW 51,864 ▼0.36 % NASDAQ 27,244 ▲0.45 % NAFTA 89.27 ▼1.38 % ARI 4,367 ▼0.22 % S&P 500 7,765 ▼0 % DOW 51,864 ▼0.36 % NASDAQ 27,244 ▲0.45 % NAFTA 89.27 ▼1.38 % ARI 4,367 ▼0.22 %
EUR/USD 1.1452 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9399 EUR/ALL 91.4884 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 55.9320 EUR/JPY 180.26 EUR/CAD 1.6093 EUR/USD 1.1452 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9399 EUR/ALL 91.4884 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 55.9320 EUR/JPY 180.26 EUR/CAD 1.6093
23 Sht 2026
Breaking
Kronika

Beqaj mund të dalë nga qelia? GJKKO vendos të shtyjë shqyrtimin

Gjykata e Posaçme AntiKorrupsion (GJKKO) ka shtyrë për në datën 7 prill shqyrtimin e kërkesës për lirimin nga qelia të ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj.

Siç bën me dije gazetarja e Klan News, Glidona Daci, Prokuroria ka kërkuar kohë që të njihet me të gjitha pretendimet e mbrojtjes.

Kujtojmë se më 28 maj 2025, për dosjen e e “Sterilizimit”, u vendos që ish-ministri Beqaj të gjykohej veçmas, për veprat penale “vjedhje” duke shpërdoruar detyrën, dhe “grup i strukturuar kriminal”.

Më 4 mars të këtij viti, Gjykata e Posaçme gjeti fajtor ish-zëvendësministrin e Shëndetësisë, Klodian Rjepaj, për vjedhje duke shpërdoruar detyrën në dhënien e koncensionit të sterilizimit të mjeteve spitalore në vitin 2015 dhe e dënoi atë me 6 vite burg.

Si bashkëpunëtor i tij për të njëjtat akuza, fajtor u gjet edhe biznesmeni që fitoi koncensionin, Ilir Rrapaj, i cili u dënua nga treshja e gjyqtarëve po me 6 vite heqje lirie.

Të dy ata morën pafajësi për akuzën e grupit të strukturuar kriminal.

Dënime më të ulëta, nga 1 deri në 3 vite burg, u dhanë për 6 të pandehur të tjerë, ish-zyrtarë që kanë qenë pjesë e komisionit për dhënien e koncensionit, për shkelje në procedurë.

Prokuroria e Posaçme dhe Gjykata kanë vlerësuar se kostot për sterilizimin u frynë në mënyrë të padrejtë në 56.4% dhe se dëmi u bë detyrues për shtetin me firmën e ish-ministrit Beqaj. Ky i fundit u arrestua më 4 korrik 2024 dhe ndodhet i izoluar në paraburgimin e Durrësit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.