☁️
Tiranë 13°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,997 ▲ +0.38% ETH $2,264 ▲ +0.4% XRP $1.2505 ▼ -0.27% SOL $94.6500 ▼ -1.43%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Politika

Berisha do të udhëtojë në SHBA, RTSH zbardh agjendën e takimeve të kryetarit të PD-së

Pas heqjes së sanksionimit, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, do të zhvillojë të parën vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Berisha do të marrë pjesë në konventën kombëtare republikane që do të zhvillohet në datat 9 dhe 10 shtator në Dallas të Teksasit.

Kjo është konventa e parë kombëtare që Partia Republikane organizon përpara zgjedhjeve të ndërmjetme për Kongresin Amerikan, duke i dhënë aktivitetit një rëndësi të posaçme politike. Në konventë pritet të marrin pjesë presidenti Donald Trump, zëvendëspresidenti, si dhe drejtues kryesorë të Partisë Republikane.

Berisha do të bëhet pjesë e kësaj konvente me ftesë të Institutit Amerikan të Lidershipit, IDU-së dhe CDI-së, organizatë ndërkombëtare që bën bashkë 120 parti të djathta dhe të qendrës. Për Partinë Demokratike, ftesa dhe prania e kryedemokratit në këtë konventë konsiderohet si rikthimi i Berishës në nivelin më të lartë të kontakteve politike me të djathtën amerikane dhe hap një kapitull të ri të marrëdhënieve mes Partisë Demokratike dhe Partisë Republikane Amerikane.

Këtë udhëtim Berisha do ta shfrytëzojë për t’u takuar edhe me shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Berisha ka fiksuar në agjendë dy foltore, një me shqiptarët e New Yorkut dhe një tjetër para konventës republikane me shqiptarët që jetojnë në Teksas. Për këtë arsye, udhëtimi i Berishës drejt SHBA-së do të nisë në datë 4 shtator.

Kryedemokrati do të jetë i shoqëruar nga deputetët Vokshi, Këlliçi, sekretari për marrëdhëniet me jashtë i PD-së, Enri Ceno, dhe kryerepublikani Fatmir Mediu.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.