☁️
Tiranë 15°C · Vranët 18 March 2026
S&P 500 6,716 ▲0.25%
DOW 46,993 ▲0.1%
NASDAQ 22,480 ▲0.47%
NAFTA 94.09 ▼1.51%
ARI 4,975 ▼0.66%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
₿ CRYPTO
BTC $73,200 ▼ -1.09% ETH $2,276 ▼ -2.17% XRP $1.4924 ▼ -1.51% SOL $92.2600 ▼ -1.54%
S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 94.09 ▼1.51 % ARI 4,975 ▼0.66 % S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 94.09 ▼1.51 % ARI 4,975 ▼0.66 %
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
18 Mar 2026
Breaking
Kosova

Bie drastikisht numri i imigrantëve kosovarë në Hungari

Numri i imigrantëve ilegalë nga Kosova në Hungari ka rënë që nga fillimi i vitit. Në të njëjtën kohë, numri i imigrantëve ilegalë nga Siria, Afganistani e Iraku, mbetet i lartë, ka thënë Zsuzsanna Végh, drejtore e Zyrës Hungareze për Imigrim dhe Kombësi (BÁH).

Në një trend të paprecedent, më shumë se 7,000 imigrantë ilegalë kanë arritur nga këto tre vende që nga fillimi i 2015, ka thënë Végh për radion publike hungareze, transmeton Koha.net. Imigrantët kanë ikur nga zona ku siguria është përshkallëzuar seriozisht, ka thënë ajo, duke shtuar se vlerësimi i aplikacioneve të tyre është proces më kompleks sesa i atyre që vinin nga Kosova.

Végh ka theksuar se si rezultat i bashkëpunimit ndërkombëtar në mes të autoriteteve, numri i imigrantëve ilegalë ka rënë drastikisht, nga rreth 1,000 në ditë në fillim të këtij viti, në 150-200 në ditë tani. Megjithatë, numri mbetet i lartë kur krahasohet ndërkombëtarisht.

Deri më tani, Hungaria llogaritet si vendi i dytë me numrin më të madh të imigrantëve ilegalë të regjistruar, pak prapa Gjermanisë.

Drejtoresha ka thënë se numri në rënie i imigrantëve kosovarë të kapur në Hungari mund t’i atribuohet bashkëpunimit mes Hungarisë, Gjermanisë, Austrisë dhe pjesërisht Kosovës për të penguar migrimin ilegal, bashkë me fushatën e gjerë në Ballkan ku shtetet anëtare të BE-së kanë informuar azil-kërkuesit e ardhshëm se shanset e tyre për marrje të statusit të mbrojtjes në BE janë të dobëta.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.